Rama në Puglia: Më shumë prezencë të universiteteve italiane te ne! Bashkëpunim për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

 

Vizita e kryeministit Edi Rama në Puglia ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kreu i qeverisë tha se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve, por pa lënë pas shëndetësisë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë.

"Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me realizimin e nismave të përbashkëta që do e conin në tjetër nivel universitetet tonë duke shfrytëzuar përvojën tuaj. Jam mirënjohës Michele se me të kam folur shpesh për këtë temë, e di që nuk është një punë e lehtë, me iatalianët dhe puliezet dhe nëse i shtojmë shqiptarët nuk do e bënim më të lehtë, por disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar, por jo vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra së bashku, por edhe në fusha të tjera, duhet të themi që kemi një stinë të mirë të sipërmarrjeve italiane dhe anasjelljtas, në një farë mënyrë duhet ta marrim për shembull se do të thotë që këta sipërmarrës janë më të shpejtë dhe ne mund të ecim më shpejt. Është një marrëdhëniet më të rëndësishme për ne, ka shumë ngrohtësi dhe potencialitet shumë të madh dhe duhet të nxjerrim avantazhin më të madh dhe jam se sigurt që duke e nisur me diçka konkrete si universitet do kemi sukses. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë, para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë e shtrimit të diçkaje tjetër për vendet tona, mënyrën e  e përballimit të verës me gjithë vatrat e zjarrit dhe me kaq intensitet. Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t'i përballojmë me kapacitet të parashikuara në situata klimatike të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka dhe për instancat Europiane. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor

Falë kryetarit të Bashkisë dhe Guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e këtij rajoni, ne folëm për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësi për të pasur më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne, për t'iu dhënë mundësinë studentëve tanë që të studiojnë në vend, po punojmë për këtë gjë, jemi në një nga momentet e mira të këtij procesi dhe do të konkretizojmë edhe këtë projekt. Po punojmë dhe tema të tjera, siç është tema e zjarreve, një temë tjetër janë shkëmbimet turistike, meqë shumë shpejt në Vlorë do të kemi një aeroport dhe kjo do e bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë, por e rëndësishme kultivimi i ndjenjës së vëllazërisë", tha kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Itali: Më shumë prezencë të universiteteve italiane te ne! Studentët s’do largohen nga atdheu! Kam folur me Mitsotakis për krijimin e një qendre të përbashkët me Greqinë për të përballuar zjarret


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë