Rama në Itali: Më shumë prezencë të universiteteve italiane te ne! Studentët s’do largohen nga atdheu! Kam folur me Mitsotakis për krijimin e një qendre të përbashkët me Greqinë për të përballuar zjarret

ITALI- Arsimi, shëndetësia, turizmi, si dhe menaxhimi i emergjencave civile ishin çështjet kryesore të diskutimit ndërmjet kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkië së Otrantos Pierpaolo Cariddi, si dhe presidentit të Rajonit të Puglias Michele Emiliano.

Për të përballuar situatën me zjarret në vend, që në Shqipëri morën dhe 2 jetë në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e ngritjes së një qendre të përbashkët menaxhimi të emergjencave civile, edhe me Italinë dhe Greqinë. Nga Italia, ku ndodhej për të përkujtuar 24-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se këtë nismë e ka biseduar edhe me homologun grek, Mitsotakis.

Më herët, Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadër të Ballkanit të Hapur, çka do të thotë se nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar. Nga Pulia, kryeministri Rama njoftoi gjithashtu se po punohet me Italinë për projekte të rëndësishme bashkëpunimi edhe në sistemin universitar. Edhe shëndetësia e shkëmbimet turistike, ishin në fokus të diskutimeve.

Mbrëmja e së premtes iu dedikua një ceremonie solemne përkujtimore, pranë skulpturës së "Katërit të Radës", në Otranto, anijes  që 28 marsin e vitit 1997 u godit nga një anije e forcave detare italiane, ku humbën jetën 81 persona. Mbi kujtesën ndaj tragjedisë që shënoi dhe emigrimin më të madh nga Shqipëria pas firmave piramidale, kryeministri Rama nuk la pa përmendur edhe situatën me refugjatët afganë, që Shqipëria vijon t’i strehojë.

Kryeministri Edi Rama evidentoi humanizimin e Shqipërisë në këtë drejtim, duke theksuar se kemi strehuar më shumë refugjatë se shumë vende të pasura të Evropës

‘Fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të pasura, pro ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë, të cilët bënë që të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj. Ka pasur shqiptar që kanë vdekur në kampet e përqëndrimit sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vete duke mbrojtur duke thënë se ishin ata hebrenjtë.

Është e rëndësishme që ta bëjmë këtë sot për fëmijët tanë. Vendi ynë nuk është vend i pasur, por kjo sipas mendimit tim është një pasuri shumë e rëndësishme që duhet të trashëgohet nga fëmijët tanë humanizmi. Toka u përket atyre që do të vijnë pas nesh. Shtëpia e Shqiptarit është shtëpia e Zotit dhe e mikut, përkthimi perfekt do të ishte është shtëpia e Zotit dhe udhëtarit. E ti je i detyruar që t’i hapësh derën udhëtarit. Është një kapitur i tërë në Kanunit tonë që flet për mikpritjen.

Nuk po shpresoj aspak në predikimin e  atyre që bënë të kundërt e asaj gjëje, por shpresojmë që kujtesa të mos shndërrohet në një shkretërirë në këtë Evropë që me siguri vuan. Por kur shohim se ekzistojnë realitete të tjera, duhet të kuptojmë që Europianët jetojnë në një parajsë. Në këtë parajsë duhet të ruajmë humanizmin. ’- tha Rama.

Ceremonia e mbajtur në Otranto sjell në kujtesë 28 marsin e vitit 1997, ku anija “Kateri i Radës”, që shënoi dhe emigrimin më të madh nga Shqipëria pas firmave piramidale, u godit nga një anije e forcave detare italiane, ku humbën jetën 83 persona. Anija “Kateri i Radës” është kthyer tashmë në monument kulture.

1630736863_uhrti.jpg

Anija  “Kater i Rades” e nxjerr nga deti

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:32
Rama në Puglia: Më shumë prezencë të universiteteve italiane te ne! Bashkëpunim për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

 

Vizita e kryeministit Edi Rama në Puglia ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kreu i qeverisë tha se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve, por pa lënë pas shëndetësisë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë.

"Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me realizimin e nismave të përbashkëta që do e conin në tjetër nivel universitetet tonë duke shfrytëzuar përvojën tuaj. Jam mirënjohës Michele se me të kam folur shpesh për këtë temë, e di që nuk është një punë e lehtë, me iatalianët dhe puliezet dhe nëse i shtojmë shqiptarët nuk do e bënim më të lehtë, por disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar, por jo vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra së bashku, por edhe në fusha të tjera, duhet të themi që kemi një stinë të mirë të sipërmarrjeve italiane dhe anasjelljtas, në një farë mënyrë duhet ta marrim për shembull se do të thotë që këta sipërmarrës janë më të shpejtë dhe ne mund të ecim më shpejt. Është një marrëdhëniet më të rëndësishme për ne, ka shumë ngrohtësi dhe potencialitet shumë të madh dhe duhet të nxjerrim avantazhin më të madh dhe jam se sigurt që duke e nisur me diçka konkrete si universitet do kemi sukses. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë, para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë e shtrimit të diçkaje tjetër për vendet tona, mënyrën e  e përballimit të verës me gjithë vatrat e zjarrit dhe me kaq intensitet. Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t'i përballojmë me kapacitet të parashikuara në situata klimatike të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka dhe për instancat Europiane. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor

Falë kryetarit të Bashkisë dhe Guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e këtij rajoni, ne folëm për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësi për të pasur më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne, për t'iu dhënë mundësinë studentëve tanë që të studiojnë në vend, po punojmë për këtë gjë, jemi në një nga momentet e mira të këtij procesi dhe do të konkretizojmë edhe këtë projekt. Po punojmë dhe tema të tjera, siç është tema e zjarreve, një temë tjetër janë shkëmbimet turistike, meqë shumë shpejt në Vlorë do të kemi një aeroport dhe kjo do e bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë, por e rëndësishme kultivimi i ndjenjës së vëllazërisë", tha kryeministri Edi Rama.

Ora 08:26
Presidenti i Rajonit të Puglias: Duhet të dëshmojmë me fakte miqësinë tonë, angazhimet që do të merrni përsipër duhet t'i mbani

Presidenti i Rajonit të Puglia Michele Emiliano, tha se duhet që të shqyrtohen e plotësohen kërkesat për një ide më të qartë të sistemit univeristarë mes dy vendeve. Presidenti Emiliano vlerësoi figurën e kryeministrit Edi Rama, dhe nënvizoi rëndësinë e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se duhet ta dëshmojnë miqësinë me fakte.

‘Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Pulja është një herësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona. Miqësia duhet kuptuar në çdo formë, në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Ne jemi miq të Shqipërisë pa nëse, dhe pa por. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot janë bërë shumë përparime në shumë fusha. Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t'i mbani. Ne duhet ti bëjmë gjërat mirë deri në fund.’- tha ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 04/09/2021 07:50

    Ik more kleptoman. Lideri boteror ti more xhepist i ndyre. Ptuuuu fare e keqe

    Përgjigju
    • Ouuu: 04/09/2021 15:28

      Çpate ti Juli,te pickoi gjarperi poshte brekeve....?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë