Kryeministri Edi Rama bashkë më ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme. Sot Rama do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe do të marrë pjesë në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës (OKB), në New York, tha se në qendër të bisedimeve mes shteteve anëtare do të jetë situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjetja e zgjidhjeve diplomatike për të shmangur një përplasje të armatosur mes tyre.
'Së bashku me SHBA, Shqipëria do të ketë mundësi të jetë një nga bashkëhartueset e planeve për një zgjidhje diplomatike mes palëve.'- tha gazetari Qori.
Më tej sipas gazetarit Qori, rreth orës 18:00 do të bëhet edhe një ceremoni hapëse për marrjen e mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigrurimit.
'Do të jetë një ceremoni e cila do të behët për të nderuar Shqipërinë, ndërsa pritet që të mbajë një fjalë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.'- tha gazetari Qori.
Më tej në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken
'Në fakt takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00. Një takim që është thirrur nga Antony Blinken. Nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet është çështja se strehimit të afganëve në vendin tonë si dhe shënjimi i 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, si dhe tensionet në Ukrainë.'- tha Qori.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40
-
Fotografia e emigrantëve me zinxhirë: Donald Trump luan me frikën dhe shpik një Amerikë që nuk ekziston
26 Janar, 11:01
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01