VIDEO/ Rama në akademinë Ushtarake në New York, shoqërohet nga Kim: Bashkëpunim për binjakëzimin me FA-në shqiptare

2 ditë pas betimit të qeverisë kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në SHBA, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ministri Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë në Akademinë Ushtarake “West Point" në New York. Kjo vizitë shkruan Rama, është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.  

“New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shkruan Rama.

Edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryesministri Rama, në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Në ditën e parë të qëndrimit në New York, Ministrja , zhvilloi një takim me homologun e saj egjiptian, Sameh Hassan Shoukry. Të dy ministrat vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ndanë mendimin se ekzistojnë mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, kryesisht në aspektin ekonomik.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka mbledhur delegatë nga e gjithë bota në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Liderët botërorë rikthehen në OKB me fokus në pandemi. I 76 -ti me radhë që ka filluar punimet e veta më 14 shtator. Kurse 22 shtatori është dita e parë e debateve të drejtuesve në nivel të lartë, perfshirë ketu edhe Shqiperinë si antere e OKB-së. Më shumë takime pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Rama takon dy djemtë shqiptarë në akademinë amerikane: Do sjellin dijen e tyre në shërbim të atdheut

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA ka takuar dy djem shqiptarë që janë pjesë e akademisë amerikane ‘West Point’. Rama ka shpërndarë foton me dy djemtë, duke shkruar se ata do sjellin në shërbim të atdheut dije dhe kulturën e përfituar aty.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 20/09/2021 22:55

    Aman o zot, ca krymi ni stri ķemi. Sesi amerika ska dale me lule, mbetet per tu pare. Shyqyr qe e coi per vizite dhe Kimin ne shpi, se u dergj cep me cep gerxheve te Shqiperise. Ka ca vite qe kam harruar se ekziston edhe Skemderbeu. Ne enderr vetem ay del, Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës