Rama: Në shtator votojmë ligjin tonë
të dekriminalizimit...me apo pa PD

Rama: Në shtator votojmë ligjin tonë<br />të dekriminalizimit...me apo pa PD
TIRANË - Të inkriminuarit në politikë kanë vetëm edhe një muaj kohë. Në shtator do të nisë reforma e thellë ligjore që do ia ndalojë atyre zgjedhen në institucionet shtetërore.

Kryeministri Rama e lajmëroi vetë këtë nismë në një bisedë të gjatë me medjan, por theksoi qartazi se kjo nuk do shërbejë për gjueti shtrigash.

"Nuk shoh probleme higjienike në PS, së dyti ne veprojmë të tjerët flasin. Me sesionin e ri diskutimi është a do të jetë pjesë integrale e reformës në drejtësi apo ligj më vete por kjo është çështje teknike ne do të kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara të kenë aktivitet politik apo të përfshihen në administratën publike, sipas periudhave, llojit të krimeve etj. Nuk jemi aspak të gatshëm të bëjmë gjueti shtrigash, ju e dini kush e bën, klubi i gjuetarëve të mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të ricikluar në PD, as të bëjmë shpikje shqiptare. Ka model, ne kemi marrë si pikë referimi modelin e Italisë, ka shumë pika të arsyeshme për të vepruar dhe mbi atë model ne do të veprojmë. Do ta forcojmë modelin italian që nuk shtrihet plotësisht tek parlamentarët, do ta shtrijmë plotësisht te parlamentaret. Kush jeton në Shqipëri e di që këtë histori nuk e ka sjellë viti 2013 por e ka sjellë përshkallëzimi i një procesi politik që për shumë arsye ka përfshirë njerëz që kanë probleme me të shkuarën dhe ky përshkallëzim ka ardhur në vite. Ne do të adresojmë ligjërisht dhe të mos bëjmë gjëra të rëndomta nga pikëpamja kushtetuese dhe qesharake nga pikëpamja politike siç bën Partia Demokratike.", - tha Rama

Para se t’u japë lejen e verës, Rama qetësoi ministrat e tij nga ethet e ndryshimeve në kabinet, duke thënë se në shtator nuk do ketë ndryshime në qeveri 

Rifreskimi i qeverisë do të bëjë gjatë muajit Gusht, ku secili nga ata do të shkojnë për tu rifreskuar dhe në Shtatorë qeverisa do vijojë punën kështu siç është.’ – tha Rama. 

Rama sqaroi historinë e kërkimeve për naftë në kufirin detar nga Greqia, ndërsa lajmëroi se nuk ka plan të shkojë për vizitë tek fqinjët jugorë.

"Unë e kam ftuar kryeministrin e Greqisë dhe e mirëpresim nuk kam plan të vizitoj Greqinë këtë vit. Nga ana tjetër është humbje që nuk bëjmë kontrolle në atë zonë se është e kontestuar që në këndvështrimin tonë i përket Shqipërisë. Nuk besoj se ne mund ta dorëzojmë atë pjesë për shkak se duhen bërë kërkime. Kërkimet do bëhen kur të përcaktohet se kujt i takon. Kemi rënë dakord me Greqinë që nëse nuk biem dakord ta zgjidhë një palë e tretë", - tha Rama

Deklarata e ambasadës SHBA
Në kushtet e sotme ligjore e kushtetuese nuk ka në parlamentin e Shqipërisë njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Nuk janë futur në parlament njerëz që kanë pasur probleme të hapura me ligjin. Unë kam qenë i parë që kam kërkuar dëshminë penale, të vetmin dokument që përcakton pastërtinë e një personi dhe nuk ka asnjë person që të ketë pasur dëshmi penale të papastër. Të përballesh me një fenomen që është i padëshirueshëm përmes kuadrit ligjor. Këtu politika merret me fenomene dhe adreson fenomeni. Politika nuk merr përsipër të përvëlojë njerëz. Të gjithë ata që përfshihen në atë kuadër kanë kufizimin e tyre. Persona që janë të dënuar dhe kanë kryer dënimin në kushtet e ligjit në Shqipëri dhe në dijeninë time në të gjitha vendet e Evropës, dhe as në Itali, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Fenomeni kërkon adresim për kushtet tona. Mund ta kishim bërë me kohë ligjin, propozimet e tyre na erdhën ca paçavure, këta do bënin kontroll gishtash sikur KQZ të ishte çfarë agjencie. Tani do të çojmë ne draftin dhe do ta miratojmë ne me ata ose pa ata. Do t’i japim fund debatit dhe do të shmangim këtë fenomen nga e ardhmja. Dëshmia penale thotë që nuk ka qenë i dënuar, por për funksione të tilla në administratë duhet të shkojmë përtej kësaj. Kjo është qasja.
 
Zgjedhjet vendore: Ne nuk kemi kandiduar asnjë njeri me rekorde kriminale, se të tilla janë ato që janë të gjykuara qoftë edhe në shkallën e parë, se ndalime, hetime etj janë pjesë e proceseve që nuk kanë vlerë nga pikëpamja e gjykimit. Kur të më tregoni një të dënuar nga ata që u kandiduan atëherë unë do bëj një falje të madhe. S’ka!

Reforma në drejtësi është ndërtuar me një parim do ta bëjnë ekspertët do ta votojë Kuvendi, nuk do ta bëjë politika dhe nuk do jetë reformë negociatash politike. Ekspertët kanë punuar është bërë një analizë dhe ne do t’i japim vullnetin tonë me votë paketës së drafteve që do të vijnë nga ekspertët.

Punësimi, Rama: 10 % më i lartë
Më tej, Rama u ndal tek punësimi, ku sipas tij numri i të punësuarve në 6 mujorin e parë të këtij viti është 10 % më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

‘Punësimi. Referuar anketave të publikuara numri i të punësuarve është 10 % më i larë dhe kemi 103 995 persona më shumë të punësuar.
Një shifër shumë domethënëse. Kemi një rritje që siguron implementimin me sukses të reformës së pensioneve dhe fillimin e fundit të deficitit nga skema e pensioneve që rrezikonte të gjithë skemën.
-Taksa Progresive. Për pagën mbi 1 milion e 500 mijë lekë kemi kaluar nga 680 individë në 860 individë. Pra kemi 200 taksapagues më shumë. Kemi rritje të konsumi. Në 2014 tregëtia me pakicë kapi 7 %
’, - tha Rama.
 
2 fishim të eksporteve krahasuar me një vit më parë
Teksa është ndalur tek prodhimi, importet dhe eksportet, rama tha se ka pasur dyfishim të numrit të eksporteve krahasuar me të njëjtën periushë të një viti më parë. Rama tha se është rritur numri i makinerive dhe paisjeve në një shifër prej 10 milion dollarë më shumë.

‘Prodhimi, importet dhe eksportet. Në importe kemi 14% ose 1 miliard dollarë më shumë makinerish dhe paisjesh. Kemi kështu kthesë në orientimin e sipërmarrjes dhe parasë që ajo investon. Kjo sjell rritje të punësimit real dhe kjo rritje ka vazhduar edhe në 2015. 6 mujori i parë ka 10 milion dollarë më shumë makineri se viti i kaluar.
Eksportet po ashtu janë rritur. 140 milion dollarë rritja e eksporteve të lëndëve plastike. 54 milion dollarë rritja në 6 mujorëshin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksporti i produkteve bujqësore ka qenë 24 % në 3 mujorin e parë. Në të dytin kemi dyfishim të eksporteve krahasuar me një vit më parë në disa qasje dhe kemi një ndryshim të strukturës dhe ndërveprimit në bujqësi falë mbështetjes dhe kushteve që ne u kemi krijuar duke bërë të mundur çelien e një rruge alternative për të shmangur fragmentimin e tokës’
, - tha Rama. 

Raporti fermer-bank do ndërmjetësohet nga shteti
Teksa është ndalur tek puna që është bërë në një nga sektorët më të rëndësishëm në vend siç është ai bujqësor, Rama tha se fluksi i kërkesave të refuzuara nga bankat për investime në këtë sektor do marrë fund. Rama tha se tashmë raportet e fermerëve më bankën do ta ndërmjetësojë shteti.

Raportin e fermerit me bankën do e ndërmjetësojë vetë shteti midis agjensisë së pagesave. Kjo do të thotë që fluksi i kërkesave nuk do të hasë me një refuzim. Ne do sjellim një paketë mbështetje financiare për nxjerrjen e sistemit të kanalizimit dhe vaditjes një paketë për ta nxjerrë nga mesjeta ku ishte futur. Për të mos lëmnë më fermerë që të digjen për ujë. Këtë paketë do e vëmë në jetë bashkë me pushtetin e ri vendor. Ka ende shumë për të bërë por kemi shënuar një kthesë në këtë sektor.
Pas një epoke rrumpalle ku u dhanë të drejta shfrytëzimi, por nuk u morëm masa për marjen e përgjegjësive ne kemi marrë masa.
Kemi përfunduar dixhitalizimin satelitor të tokave dhe inventarizimin. Kemi trashëguar një shtet pa inventare, ku ka 3 pretendent për një tokë.
Fundi i 2015 do na kapë me 5 milion fidanë të rinj të mbjellë. Dhe kjo është një kthesë shumë e rëndësishme në këtë aspekt. Kemi bërë punë për rehabilitimin e zonave të mbrojtura.
’, - tha Rama.
 
Investimet e huaja
"Të dhënat e BSH për tre mujorin e parë të 2015 tregojnë se vlera e investitorëve të huaj është rritur me 50.5 %  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", -citoi ai. 

Reforma në arsim, Rama: Nga "republika më e turpshme e bananeve" e reformojmë
Rama tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të sistemit arsimorë.

Duke folur për tekste, Rama tha se tekset shkecore do te hartohen mbi bazën e tre teksteve më të mira botërore, ndëra të tjerat do hartohen sipas një modeli më të mirë. Ai tha se tekstet ishin kthyer në "republikën më të turpshme të bananeve" dhe ne po bëjmë një reformim të tyre.

"Reforma në arsim shumë e rëndësishme, kjo falë edhe punës së Ministres së Arsimit. Kemi hyrë në një fazë të re të sistemit arsimor. Po luftojmë korrupsionin në disa fusha të këtij sektori. Mekanizëm krejt i ri në emërimin e mësuesve. Kemi çuar përpara projektin e shkollës si qendër komunitare. Me situatën në të cilën ishin tekstet ishim "republika më e turpshme e bananeve".  Çliruam nxënësit nga 450 tekste të tjera. Në tektet e shkencave, ato do jenë tekstet e 3 universiteteve më të mira botërore, nërsa të tjerat do ti bëjmë ne vetë. Do futen edhe programet e ilustruara nëpërmjet programeve kompjuterike.
Arsimi i larë një fitore e madhe që është përmbysur një sistem qesharak dhe i korruptuar dhe është hapur rruga e universiteteve shtetërore që financohen nga shteti dhe privati, që janë institucione të arsimit të lartë pa qëllim fitimi. Një sistem kompetitiv, konkurrues.
Në procesin e akreditimit të universiteteve nga kompanitë e huaja, por jemi në një fayë kur ata po marrin veten nga ajo që ka ndodhur këtu sepse ajo që ka ndodhur është e palexueshme. Ndërsa ne e kemi lexuar si një situatë ku kemi konkurruar universitetet britanike e ato gjermane, ndërsa të huajtë nuk e lexojnë dot
", - tha Rama.
 
125 milion Euro për infrastrukturën e sportit
125 milion euro janë investuar në infrastrukturën e sportit sipas Ramës, një shumë kjo e cila është më e madhja që prej vitit 1991.

"I kemi shlyer të gjithë kampionet, një më një. Kemi investuar në infrastrukturën e sportit 125 mijë euro . Shuma më e madhe që pas 91. Përfshirë edhe dz stadiumet e reja. Ka ende shumë për të bërë sidomos për sportin në shkollë. Një euro e investuar në sport janë 3 euro të investuara në shëndëtësi", - tha Rama.
 
100 miljon lekët të reja shtesë në muaj për çdo mjek që vendos të punojë jashtë qendrës së banimit.
Sipas Ramës çdo mjek që do të pranojë të punëojë jashtë zonës së banimit do të ketë marrë 100 mijë lekë të reja shtesë në muaj. Sipas Ramës ky është një vendim i marë dje në mbledhjen e qeverisë.

Sot në të gjitha spitalet funksionon sistemi i telemjekësisë, ku pacientët nuk shpenyojnë të vijnë në tiranë për të marë mjekimin e tzre, pasi telemjekësia mundëson marrjen e këtij shërbimi atje ku pacienti ndodhet pa u dashur që ai të shpoenyojë kohe dhe para për të ardhur në tiranë.
Qeveria vendosi dje të japë 100 miljë lekë të reja  shtesë në muaj për çdo mjek që vendos të kryej shërbimin e tij jashtë vendit të banimit
’, - tha Rama.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion

VIDEO/ Prezantohet projekti i stadiumit të ri modern, pronarët e Romës: Ai mishëron pasion