BALDUSHK- Klementi dhe Merushe nga Baldushku kanë vendosur në mënyrë simbolike një shtresë polisteroli në shtëpinë e tyre të re të rindërtuar! Ato janë vizituar nga kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Kreu i qeverisë vuri theksin se shtëpia e re do të jetë më e mirë se ajo që kanë pasur. Ai ka sqaruar se një pjesë e mirë e shtëpive, përfshirë këtu edhe banesën e Klementit dhe Merushes, janë zhvendosur në afërsi me rrugën, shkollat apo qendrat shëndetësore me qëllimin që të jenë më pranë qendrave urbane, por toka do vijojë të jetë e tyre.
"Nuk do ia marrim tokën, pra toka që kanë është e tyrja, dhe i vetmi person që do e bëjnë këtë rrugë, kurse fëmijët, të moshuarit, janë afër njëri- tjetrit. Pse duhet të bëjnë të gjithë rrugë, të tjerët vazhdojnë jetën poshtë, Kështu bëjnë marrëveshje me njëri tjetrin për të vënë njerëz për të ruajtur tokën", tha Rama.
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se kjo iu jep më shumë vlerë banesave të reja. "Ato e shohin vetë që vetëm ngarkesa në krah e tullave, llacit është sfilitëse dhe nuk e justifikon. Sepse shtëpia e re do ketë më shumë vlerë, edhe flori ta bësh atje te toka e vjetër është shumë larg civilizimit", tha Veliaj.
Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj vuri në dukje se grupimi i kantiereve të ndërtimit po bëhet jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti.
"Shtëpitë që janë në distancë nga infrastruktura dhe në Tiranë dhe në Bashkitë e tjera po mundohemi që t'i zbresim poshtë,t'i grupojmë afër shkollave, qendrave shëndetësore, afër rrugës dhe nuk janë pak", përfundoi Ahmetaj.
Të gjitha banesat në Baldushk ka nisur puna, teksa brenda një jave disa familje do hynë në shtëpi të re.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
Vrasjet më 21 janar, Berisha i kthehet akuzave të vjetra: Ina Rama 'puçiste', Edi Rama kërkoi pushtetin me dhunë
21 Janar, 12:59
-
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
21 Janar, 12:51
-
14 vite nga vrasjet shtetërore të 21 janarit, Rama: Drejtësia nuk duhet vonuar më! Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur
21 Janar, 08:00
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
detin e shiti, malin e zi e humbi, i ngeli vetem shtepia e fukarait.
Përgjigju