Rama në Turqi: Ka vetëm krizë
nga injoranca jo krizë energjetike 

Rama në Turqi: Ka vetëm krizë<br />nga injoranca jo krizë energjetike 
Kryeministri Edi Rama gjatë Samitit Ekonomik të zhvilluar dje në Turqi, u shpreh se nuk ka krizë energjetike, por krizë vetëm nga injoranca. Sipas tij Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në rajon përsa i përket energjisë. “Projekti TAP e vendos vendin tonë në një politikë strategjike të Be. Shqipëria ka shans të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.  Kjo është një ndryshim thelbësor. Nuk ka krizë energjetike, por nga injoranca. Duhet qenë bashkë për të rritur horizontin e energjisë dhe të shmangim krizat”- u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se gjatë qeverisjes “Berisha” 1 ndër 4 shqiptarë nuk paguajnë faturën e energjisë elektrike, por niveli i të ardhurave është i lartë.

Sipas kryeministrit, në dy vite ka patur transformin ekonomik në sistemin energjetik, falë një platforme agresive për rimëkëmbjen.  “Humbjet në sistemin e shpërndarjes kishin arritur maksimumin e tyre historik; pothuajse gjysma e totalit të energjisë së prodhuar ose të importuar, për shkak të vjedhjes apo mungesës së investimeve në sistem prej më shumë se dy dekadash. Pothuajse një në katër shqiptarë nuk paguante faturat e energjisë. Në fakt, përqindja e pagesave të faturave ishte dukshëm më e ulta në Europë, e të mendosh që Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Europë për rezerva hidrike pas Norvegjisë”, është shprehur Rama. Ndërsa ka nënvizuar se janë marrë masa për të rehabilituar situatën.

“Përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë kanë prodhuar një transformim spektakolar në vetëm dy vjet. Tani përqindja e mbledhjes është në gati 100%, ndërsa niveli i humbjeve në sektorin e shpërndarjes ka rënë në mënyrë dramatike. Për herë të parë në 25 vitet e fundit, Kompania Shqiptare e Shpërndarjes së Energjisë ka regjistruar në 2015 fitime operative, duke bërë të mundur që të fillojnë të investojnë në sistem”, tha Rama. Po ashtu kryeministri shqiptar e ka vënë theksin dhe te bashkëpunimi në rajon. “Për Ballkanin Perëndimor në tërësi, një element kyç i përpjekjeve të reformës është Traktati i Komunitetit të Energjisë - një kuadër rregullator tregu ku tanimë ka aderuar i gjithë rajoni.

 Ai ka për qëllim të krijojë një treg të integruar rajonal për energjinë elektrike dhe gazin në përputhje me tregun e brendshëm të energjisë së Bashkimit Europian. Anketa e Politikave të Energjisë është shqyrtimi i parë gjithpërfshirës i politikave të energjisë dhe strategjive në Ballkanin Perëndimor, e cila përfshin gjithashtu tema të rëndësishme të ndërthurura, të tilla si bashkëpunimi, tregtimi i energjisë, transportit të naftës dhe të gazit, si dhe lidhjet midis energjisë dhe varfërisë”, nënvizoi Rama. Sipas tij, bazuar në linjat ekzistuese të interkonjeksionit me Greqinë dhe Malin e Zi, si dhe duke pasur parasysh interkonjeksionet e reja në ndërtim e sipër me Kosovën dhe Maqedoninë, Shqipëria po diversifikon dhe konsolidon pozicionin e saj energjetik në rajon.

Për më tepër, Gazsjellësi TAP, cili do të sjellë gazin Kaspik nga fusha e Azerbajxhanit në Bashkimin Europian përmes Shqipërisë, e vë për herë të parë vendin tonë në qendër të politikës gjeostrategjike të Bashkimit Europian. “Përmirësimi i efiçencës, reduktimi i humbjeve dhe promovimi i energjisë së rinovueshme janë hallka kyçe për promovimin e rritjes së qëndrueshme në Europë gjatë dekadave të ardhshme. Për të arritur këto objektiva është më e rëndësishme se kurrë që vendet e një rajoni të farkëtojnë plane të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik”, tha kryeministri i Shqipërisë.
 
Presidenti turk vlerëson punën e Policisë
Kryeministri Rama u takua dje në Stamboll, me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit,  kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Presidenti Erdogan çmoi punën e Policisë së Shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, suksesin e veçantë të Shqipërisë në reformën e energjisë, betejën për formalizimin e ekonomisë, si edhe në tërësi kurajën e qeverisë shqiptare për reformat e mëdha që e kanë futur  Shqipërinë në rrugën e ndërtimit të një shteti serioz.

Projekti
Projekti TAP e vendos vendin tonë në një politikë strategjike të Be. Shqipëria ka shans të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.  Kjo është një ndryshim thelbësor. Nuk ka krizë energjetike, por nga injoranca
 
Situata
Pothuajse një në katër shqiptarë nuk paguante faturat e energjisë. Në fakt, përqindja e pagesave të faturave ishte dukshëm më e ulta në Europë, e të mendosh që Shqipëria është vendi i dytë më i pasur për rezerva hidrike pas Norvegjisë
rama

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre