Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman

Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman

Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e sotme (25 Janar) shpalljen e krijimit të shtetit bektashi, duke garantuar se statusi i posaçëm i selisë së Kryegjyshatës Botërore nuk cenon aspak sovrantitetin territorial.

Por Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha, prej më shumë se një viti nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”, dënoi projektin e shtetit sovran bektashi brenda territorit të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se “shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar”.

Berisha shprehet se klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe kurrë për principata fetare. Për këtë arsye vendimin e qeverisë ai e konsideron si antikushtetues dhe antishqiptar.

“Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë. Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare”, thotë kreu i PD.

Teksa më tej dënoi projektin si antikushtetues.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare”, shkruan Berisha.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 26/01/2025 00:10

    A ka më ANTI SHQIPËTAR TJETËR NË SHQIPËRI SI SALEH SLLOBODAN BERISHA ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë