Rama në Twitter:FRD të çlirohet
nga komplekset,LSI të zgjedhë

Rama në Twitter:FRD të çlirohet<br />nga komplekset,LSI të zgjedhë
TIRANE - Në orën 12:00 kreu i Partisë Socialiste ka qenë i përpiktë dhe ka filluar konferencën online në Twitter. “Jam këtu. Vit të mbarë të gjithëve. Fillojmë:-)”, shkruan Rama në Twitter, duke çelur kështu një bashkëbisedim të gjatë që zgjati për rreth 3 orë dhe ndaloi vetëm pasi u arrit limiti i mesazheve ditore në Twitter.

"Dhe njëherë flm të gjithëve. Në afro 3 orë bëra sa munda:-) Pres sugjerimet tuaja si mund ta vëmë në jetë më tej këtë praktikë kaq tërheqëse", përfundon Rama në Twitter.

Një front i gjerë opozitar kundër Berishës që shkon nga e majta në të djathtë. Edi Rama këmbëngul në idenë e tij edhe gjatë intervistës kolektive me qytetarët që zhvilloi mesditën e sotme për rreth 3 orë në Twitter. Prioritet, shpjegon Rama, është largimi i regjimit të Berishës me votë. Pyetjet mbi koalicionet janë të shumta dhe Rama nuk tërhiqet mbrapsht.

I pyetur në lidhje me koalicionet që mund të bëjë PS në zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm, Rama përgjigjet: "FRD duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Barazlargimi ndihmon regjimin! LSI duhet të zgjedhë: Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti të mirë për t'u ndarë nga hija e një të shkuare të palavdishme në pushtet".

Bamir Topin e quan një qytetar të mirë të cilin e vlerëson për ato që nuk bëri për llogari të Saliut si ish-president, por shton Rama, është i mbërthyer nga kompleks virgjërie që krijon keqardhje. Edhe LSI sipas Ramës duhet të zgjedhë: patericë e regjimit apo krah opozitar. Por për darkën në Gjirin e Lalzit me Ilir Metën, kreu i socialistëve nuk është penduar.

Interesi i qytetarëve për t'i bërë pyetje kryesocialistit Rama duket se është shumë i madh, pasi ka një numër shumë të madh pyetjes që Rama u është përgjigjur.

I pyetur nga gazetari i A1Report, Indrit Maraku mbi risitë e listave të deputetëve, Rama tha se Partia Socialiste s’mund të kuptohet pa prurje të reja dhe as pa harmoninë mes gjeneratave, që sipas tij në PS është në një shkallë të lavdërueshme.

Pyetjes nëse do të ketë ndonjë drejtësi për përgjegjësit e “Gërdecit” dhe “21 janarit”, Rama është zotuar se do ta kërkojë drejtësinë sa të ketë frymë.

“Drejtësia për 21 janarin është angazhimi im derisa të kem frymë”, përgjigjet Rama në Twitter.

SPEKULOHET TURPSHEM ME DEKLARATEN TIME TE KURSIMEVE
I pyetur për pasurinë e tij, kreu i PS-së ka dhënë një reagim të fortë duke shpjeguar se është spekuluar turpshëm me deklaratën e tij të kursimeve.

“Jo pasuria ime s'është 3 mijë euro. Është spekuluar turpshëm me një deklaratë kursimesh. Po pse sa mund të kursejë në vit nga rroga një zyrtar i lartë? Në djall kush s'beson”!

BASHA SI TIT SOJLI, PO SHET TIRANEN
I pyetur për opinionin për Lulzim Bashen si kryetar bashkie, Rama përgjigjet: "Me kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugeve te Tiranes qe gjente derdimene dhe u shiste cfare nuk kishte! Pat shitur edhe Sahatin disa here:-)".

QEVERIA RAMA DO BEJ TRANSPARENCE PER PRONAT
Pyetjes se cilat do të jenë vendimet e qeverisë Rama, kreu i PS-së përgjigjet se në muajt që vijnë do të shpallim progarim konkret të 100 ditëve të para të qeverisjes duke zbuluar ekskluzivisht dhe detajin që pjesë e progarimt të PS për 100 ditë do të jetë edhe Aktet e Procesit të Transparencës për Koncesionet dhe Pronat.

“Në muajt që vijnë do të shpallim programin konkret të 100 ditëve të para. Dhe do ta nënshkruajmë si një kontratë me shqiptarët. Për ekskluzivitetin e kësaj konference mund të zbuloj një detaj: Aktet e Procesit të Transparencës për Koncesionet dhe Pronat.

BERISHA PERULET DY HERE NE VIT BABAIT TIM
I pyetur “Pse Sali Berisha e perflet vazhdimisht babain tuaj Kristaq”, rama përgjigjet duke thënë se kryeministri nuk duron dot faktin që dy herë në vit përulet para veprës së babait të Edi Ramës, i cili është skulptori që ka bërë Monumentin e Pavarësisë në Vlorë dhe Nënë Shqipërinë, tek Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

"Mbase sepse nuk duron dot faktin që do s'do, dy herë në vit përulet nën hijen e veprës së tij tek Monumenti i Pavarësisë dhe tek Nëna Shqipëri:-)"

BAMIR TOPI SI POLITIKAN KA KOMPLEKS VIRGJERIE
Pyetjes “çfarë mendimi keni për Bamir Topin? Rama përgjigjet se Topin si President e vlerësoj për ato që nuk bëri për llogari të Saliut, por ka një kompleks virgjërie që krijon keqardhje.

“Bamir Topi është një qytetar i mirë. Si President e vlerësoj për ato që nuk bëri për llogari të Saliut. Si politikan i vjetër në arenë është i mbërthyer rishtas nga një kompleks virgjërie që krijon keqardhje”

PS KA NE PROGRAM ÇESHTJEN ÇAME
I pyetur për çështjen çame, Rama deklaron se kjo çështje është në programin e PS-së, duke theksuar se të partitë  tjera i kujtoi fushata.

"Jemi e vetmja alternativë reale qeverisëse që çështjen çame e kemi futur në programin tonë qeverisës.Të tjeret i kujtoi fushata"!

KONFERENCA ONLINE NE TWITTER
Besnik Hasanaj: Si nje emigrant to te deshiroja qe cdo Parti te futet ne zgjedhje pa aleate. Qe mos te behen pazare dhe kompromise... e lire ??
Edi Rama: Jemi perballe nje regjimi.Duhet nje front opozitar pa paragjykime.Prioriteti i pare eshte largimi i regjimit me vote mbarepopullore

Anila Basha: Ne nje vit zgjedhor si ky, do te mundet dot PS te trembe friken e qytetareve per manipulim, sdm pas vendimit te fundit te KZ?
Edi Rama: Jam i bindur se ne muajt e mbetur do te fitoje bindja se cdo vote vlen. Sa me shume ne votim aq ma pak shanse per manipulim!

Geri Burn: mbas sa kohesh qe do vini ne pushtet do vendosni sunvensionin per energjion elektrike ? personave me aftesi te kufizuara?
Edi Rama: Jemi angazhuar per uljen e takses mbi energjine ne 6%.Por fillimisht duhet te ristrukturojme sektorin.E jo disa paguajne disa jo!

Andi Musta: aleancat parazgjedhore do te jene vetem majtas apo me gjere?Ka nje strategji per ruajtjen e votes?Flm.
Edi Rama: Sot ndarja s'eshte majtas djathtas po regjim opozite!Opozita duhet te beje front te gjere nga e majta ne te djathte per rotacion

Elvis Cela : Kur do te kemi Programin Qeverises te plote te PS? A do te kete ai nje konsultim te gjere me qytetaret, perpara miratimit final?
Edi Rama: Programi yne per nje Rilindje Shqiptare do te jete plani me i detajuar qeverises qe nje parti ka pasur para zgjedhjeve ne 22 vjet

Ismail Ademi: ‏ pse jo nje takim javor fiks ne twitter qe tani e deri ne zgjedhje? 30 min javore per cicerrimat e shqipove
Edi Rama: Ide e mire pse jo;-) Do ta mendoj seriozisht

Edlira Kukali: Cfare opinioni keni per Lulezim Bashen si kryetar bashkie
Edi Rama: Me kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugeve te Tiranes qe gjente derdimene dhe u shiste cfare nuk kishte! Pat shitur edhe Sahatin disa here:-)

Editaraelira: A eshte e mundur qe PS per Zgjedhe te bej Koalicion me FRD?
Edi Rama: FRD duhet te clirohet nga kompleksi se bashkimi ne frontin opozitar mund te shihet si tradheti. Barazlargimi ndihmon regjimin!

Franc Llakaj: ‏ Cfare e perligj nje koalicion me LSI ?Sepse shqiptaret me shm se duan rrezimin e Saliut,sduan rilindjen e vjedhjes me ze dhe fig.
Edi Rama: LSI duhet te zgjedhe: Paterice e regjimit apo krah opozitar!Duke zgjedhur opoziten do bente edhe nje akt vullneti te mire per t'u ndare nga hija e nje te shkuare te palavdishme ne pushtet.

Matilda Qosja: ‏ Kam mbaruar mesuesi me master. Kur ju te vini ne pushtet a do arije te punesohem pa paguar 5 mije euro?
Edi Rama: Kjo pyetje e ka edhe pergjigjen brenda, ndryshe per cfare po flasim:-) Ky eshte ndryshimi ku besojme.

3 Biebs: ‏ Ne 23 qershor ndryshimimi i madh i perfshin ketu pune te reja,sepse kusherira ime nuk futet dot ne pune vec se eshte me PS?
Edi Rama: Pershendete nga ana ime kusheriren ka bere zgjedhjen e duhur:-) Por per te punuar neser per shtetin shqiptar, duhet padyshim te ... ..kete edhe aftesine e duhur. Punes duhet t'i gjejme njeriun jo njeriut punen,per te bere shtetin qe u sherben te gjitheve si duhet.

Tirona Nik: Pse vetem Tahiri Balla Brace ngrene zerin fort kunder regjimit te Vicitolit ku jene te tjeret z Rama?!
Edi Rama: Bejne me dinjitet moral e pasion politik nje detyre qe kane marre persiper. Flasin ne emer te PS jo ne titull personal. Te tjeret kane detyrat e tyre.

Hay_bye: Ju keni fol me bisnesin shume. Si do e luftoni informalitetin ekzistues bashkerisht? Fatura-Inventare-Taksa-Kontroll. Flm
Edi Rama: Tek lufta me informalitetin eshte nje burim kryesor parash te munguara per cka kemi ne plan te bejme per shqiptaret. Ndaj dua nje qeveri te forte, transparente dhe te mireorganizuar. Ne do t'i japim fundin corganizimit te organizuar te kesaj qeverie!

Ceco Labi Kapedani: A eshte e vertete qe keni vetem 3 000 euro pasuri?
Edi Rama: Jo pasuria ime s'eshte 3 mije EU. Eshte spekulluar turpshem me nje deklarate kursimesh. Po pse sa mund te kurseje ne vit nga rroga nje zyrtar i larte?Ne djall kush s'beson!

Agim hoxha: ‏ do behet aleance me lsi? Dhe cqendrim kemi per camerine dhe detin
Edi Rama: Jemi e vetmja alternative reale qeverisese qe ceshtjen came e kemi futur ne programin tone qeverises.Te tjeret i kujtoi fushata!

tea selmanaj: ‏ a do tju tregohet vendi atyre te paafteve, militante partie qe kane uzurpuar te gjitha institucionet kur te vime ne pushtet??
Edi Rama: Kush e ka vendin e punes pa merite sdo e mbaje dot.Taksat smund te perdoren per te mbajtur me rroga e majmur ushtaret e partise

Alban Tahiri: ‏Po heq nje paralele me Francen. Depardieu vs Hollande. C'do te ndodhe me "Depardieu-t" tane pas 23 qershorit? Faleminderit
Edi Rama: S'ka paralele te mundshme!Supertaksa per te sterpasurit ne France nuk hyn gjekundi me Shqiperine e me planin tone te taksimit

Bela Elba: si ka mundesi qe kursimet tuaja jane vetem 3000 euro?
Edi Rama: Kush do le te lexoje deklaratat e pasurise.Kush me njeh e di qe paraja s'me ka lidhur kurre pas vetes. S'jetoj per te bere para, po per te mos ikur pa lene gjurme!

gjelosh kasa ‏: A ekzistojne mekanizma qe neutralizojne qendrimet politike te KQZ,ne dem te zgjedhjeve dhe vullnetit politik te shqiptarve?
Edi Rama: Po! TE FITOJME ME NJE DIFERENCE TE PACENUESHME NGA CFAREDO INSTRUMENT MANIPULIMI! Fjala vjen +10 e Tiranes ta bejme +10 mije:-)

Endri Pano: ‏ A mund te ndaloje qeveria e ardhshme e PS planin urbanistik shkaterrues te Tiranes qe u shpall ditet e kaluara?
Edi Rama: Eshte i paligjshem pervecse i patregueshem per permasen shkaterruese!Qeveria jone do rivendose rendin urbanistik ne gjithe vendin.

Tela Paluka Si mund te pretendoni se jeni i pastehe zoti Rama?
Edi Rama: S'kam qene kurre i pastrehe. Por kam pasur fatin te mos rri ne nje vend, fale miqsh qe me kane ofruar mikpritje ne kohe te beqarise sime pa derte:-) Tani po ndertojme edhe ne nje shtepi.

Parid Flaga‏: Cili eshte projekti qe PS-ja ka per Albpetrolin? A do investohet qe kjo pasuri kombetare te krijoje te ardhurara per Shqiptaret
Edi Rama: Dallimi themelor mes nesh e tyre eshte tek qasja ndaj pasurise kombetare e publike. Albpetroli eshte faqja e tyre me e zeze!

Bena Amaliu: A eshte e vertete se ju flini ne hotelet me te shtrenjta te gjirit presik sic ju akuzon Berisha?
Edi Rama: Gjirin Persik e kam prekur vetem per vizita zyrtare. Por balta e Saliut pervecse strukture fosile nga ajo e luftes se vjeter me armikun e brendshem, ka dhe shume kolorit oriental.

Albeucom: Zoti Rama, viti 2013 është vit i zgjedhjeve. Nëse fitoni do të jeni kryeministër i vendit, po nëse humbni?
Edi Rama: S'kam humbur ne 2009 s'do humbas ne qershor;-)Ne 2009 humbi Shqiperia e vjedhur ne vote.Ne qershor Shqiperia do fitoje

Klaudio Perçuke: drejtesia e munguar gjate ketij regjimi apo thjesht do shikoni perpara pa u ngaterruar me te shkuaren ?
Edi Rama: Drejtesia fillon te vendoset duke qeverisur drejt e duke dhene qeveria e para shembullin e respektit per barazine para ligjit.

Gent Haliti: ‏ Ne momentin qe do beheni Kryeminister .. a keni plan edhe qfar do permbante aj projekt per Luginen e Presheves??
Edi Rama:Do mbeshtesim bashkesine shqiptare te Lugines per lirite e tyre politike ekonomike sociale. Kushtetuta jone ia dikton kete qeverise.

Klaudia Balliu: Pse i sulmon femijet e kryeministrit njesoj sic sulmonte Berisha femijet e socialisteve kur ishin ne pushtet?
Edi Rama: Opozita s'merret asnje cast me femijet e KM, po me nje pasurim perrallor te pervitshem te familjes se KM gjate ushtrimit te funksionit publik nga ky i fundit. Askund ne Europe s'do gelltitej kjo.

Altin Agalliu A do tbeni rokade me listat e dep, te cilet per shkak te qendrimit te gjate ne 1 zone kane krijuar shume pakenaqesi
Edi Rama: Me siguri e mira e punes kerkon edhe levizje te brendshme te kesaj natyre ne funksion te maksimizimit te rezultatit fitues.

Alqi Naqellari: A ka deshtuar sistemi financiar ne Shqiperi?
Edi Rama: Ka shterruar modeli ekonomik i ketyre 22 vjet tranzicion. Por dhe politika ekonomike e Saliut ka qene teresisht falimentuese.

Niko Gjoni Daja yt Spiro Koleka ka vu tatimin e jashtezakonshem ti don me venos taksen marksiste.? Turp socialistat
Edi Rama: Spiro Koleka nuk ka qene daja im. Taksa marksiste eshte nje shpikje njesoj si shpikja e dajes apo e dhembeve 50 mij EU e me radhe. Turpi ne fund i mbetet kujt e ka.

Alqi Naqellari: A ka dheshtuar sistemi financiar ne Shqiperi?
Edi Rama: Sfida jone eshte ndertimi i nje modeli te ri zhvillimi ekonomik. Me investime prodhuese, punesim dhe permase te gjelber.

Andi Koni: Pse si jep xhevap Doktor Berishes kur thote qe e shaterrove pS me 99 cat e tu
Edi Rama: Ka vetem nje 99sh sot ne politiken shqiptare: Sali Berisha! Ne histori do hyje mes 99shave te tjere. Gjynah se nder ta eshte i vetmi qe iu dha shansi dy here!

Artenis Zhuri: cfare do te behet me arsimin?si do veprohet me maturantet e rinj,kush do te jete menyra e pranimit ne universitete
Edi Rama: Do t'u japim nxenesve dy mundesi:Univesitet ose arsim profesional qe te fitojne nje zanat per te bere para me pune te ndershme

Pana Qazim: A e ka PS prioritet shendetsine apo do ja lini drejtimin tekave te aleatve sic kan ber qeverit paraardhese?
Edi Rama: Politika e re me radikale ne programin tone eshte ne shendetesi.Permbysje e plote e skemes ekzistuese.Nje skeme e re financimi. Kjo qeveri u thote njerezve po s'patet para mos u semurni! Ne do t'u ofrojme sherbim shendetesor edhe atyre qe nuk kane para.

Frizer Dardan: O edi pash zotin e madh do nai lek borgj?
Edi Rama: Per vete jo faleminderit, por bej nje sponsorizim per fushaten qe te kesh gisht edhe ti tek ndryshimi qe do vije edhe pa ty:-)

Gyn Geci: A do kete te ri te tjere si Tahiri Gjermeni Bushati Xhacka ne listat e deputeteve te qershorit?
Edi Rama: Koha tregoi se PS u be me e mire me ta e te tjere si ata, por e mira s'ka fund dhe sigurisht as riperteritja e PS ne cdo cikel.

Gentian Lazri: Si u nive ne shtepine e aleks Nikes zoteri Edi Rama kur e vizitove per Vitin e Ri?
Edi Rama: Ne shtepine e Aleks Nikes shkoj me dhimbje po edhe me kenaqesine e mikpritjes vellazerore qe gjej aty. Ndjehemi shume te lidhur familjarisht.

Eduart Pino: pse nuk ka nje program konkret per te punuar qe tani koke me koke ne lokale shtepi pune rruge tv gazeta fb tëiter etj
Edi Rama: Eshte pikerisht kjo qe po bejme prej disa muajsh dhe sigurisht do ta intensifikojme ne muajt qe vijne:-)

Klodoaldo Lamçaj 1.Cilat jane vendimet e para te qeverise Rama
Edi Rama: Ne muajt qe vijne do te shpallim programin konkret te 100 diteve te para. Dhe do ta nenshkruajme si nje kontrate me shqiptaret. Per ekskluzivitetin e kesaj konference mund te zbuloj nje detaj: Aktet e Procesit te Transparences per Koncesionet dhe Pronat.

Pelion: A do ti qendroni kesaj se te besh dicka do te thote te luftosh me nje bande qe shtrihet pertej 22 viteve te fundit?
Edi Rama: Opozita fjalen ka, nga fjalet gjykohet pergjithesisht...Qeveria gjykohet nga veprat ne qeverisje do provohen fjalet:-)

Klodoaldo Lamçaj 2.A do kete me shume financime per Artin
Edi Rama: Do bejme nje reforme rrenjesore qe do ta shkunde teresisht sistemin e kultures ne Shqiperi. S'eshte thjesht ceshtje parash!

Klodoaldo Lamçaj 3.Diplomacia dhe emigrante Shqiptare sa do perkrahen ata
Edi Rama: Jemi e vetmja parti shqiptare me nje program dhe nje sekretariat te posacem per emigracionin. Padyshim do ndryshoje qasja!

Turi001 Sali Berisha ka bo 10 mije km rruge po ti sa do bosh o komunist?
Edi Rama: Saliu ka bere 10 mije km rruge ashtu sic ka bere Jozefina parlamentin e ri apo Bujar Nishani fjalimin me te bukur politik ne historine e Shqiperise me rastin e vitit te ri.

Er Inda: cfare mendoni per akuzen e Kontrollit te Shtetit ndaj kryebashkiakut te Pogradecit?
Edi Rama: Nje akuze e ngritur ne rastin me te mire nga injorante ne adrese te qytetarit te pare qe Pogradeci meriton!

agronndoj Nderime:.Po Ato studenta qe Jane diplomuar jashte Shtetit,do ju ofrohen vende Pune me ardhjen tuaj ne pushtet ?KM
Edi Rama:Programi yne i rekrutimit ne administrate eshte vertet spektakolar.Gjithesecili do kete mundesine te tregoje sa vlen per shtetin.

Rovena Gashi: ‏ Pershendetje zoti Rama!Po flitet shume rreth kandidateve per deputete.Mund te me thoni si do te behet perzgjedhja dhe kur?
Edi Rama:S'me shqeteson lista e deputeteve po listat e borxheve neper ushqimore! Mbi 150 milione euro borxhe per te mbushur barkun..C'sfide

Armando Prenikaj: Si u ndive zoti Rama kur ndigjove urimin e Presidentit te Shqiperise per Vitin e Ri?
Edi Rama: U ndjeva si qytetar i nje vendi te zhvilluar ne menyre aq marramendese, sa Viti i Ri na gjeti me kembet tek koka!

Ardita Ukaj: ‏ gezuar 2013! keni siguri se zgjedhjet do shkojne mire me pranine e ketij kryeministri?
Edi Rama: Kur u ka ardhur fundi jane zbuar diktatore mizore jo me Saliu ne kushtet kur populli ka sidoqoft mundesi tia dekretoje fundin me vote

Poliksen Bita: Pse Sali Berisha e perflet vazhdimisht babain tuaj Kristaq.
Edi Rama: Mbase sepse nuk duron dot faktin qe do s'do, dy here ne vit perulet nen hijen e vepres se tij tek Monumenti i Pavaresise dhe tek Nena Shqiperi:-)

Helmut Alzaimer: ‏ çfar do te benit ju nga ato qe e "djathta" nuk beri . ishpronaret per shembull do ti lini akoma ish.?
Edi Rama: Ne programin tone i quajme pronare jo ish-pronare, sikunder nuk i quajme ish as te perndjekurit politike.

Altin Agalliu: Pershendetje!Atje ku kemi pushtet a do te vazhdojme te mbajme drejtues institucionesh qe u ka mbetur.
Edi Rama: Ku kemi pushtet?! Ne e ke fjalen per pushtetin vendor ai eshte katandisur ne nje kocke pa lekure nga presioni i qeverise.

Artida Luarasi Edi: si do ia beni ne rast se do vazhdoni te merrni goditje, sic ishte kjo e Kosta Barjabes dhe Fatbardha Barjabes
Edi Rama: KM kapet pas Barjabas si i mbyturi pas fijes se barit!Po e di dhe ai se halli i shqiptareve sot s'eshte i akuzuari per nje vjedhje 238 dollareshe Barjaba,po hajduti biblik Baraba ne krye te qeverise qe zhduk miliarda.

Matilda Qosja: ‏ Dekor mbeturinash në urën e Labinotit, vijon hedhja e plehrave në Shkumbin. Komuna eshte e PS,kete e dini
Edi Rama: Kurresesi komunat s'mund t'ia dalin ne keto kushte! Lumenjte, plazhet, pyjet, trashegimine natyrore do e mbrojme me force!

Eljus Banushi: A keni ndermend ndonje ligj qe ti jap te drejt votimi emigranteve jasht shtetit???
Edi Rama: Vota e emigranteve eshte ne programin tone.Por kete here duhet te vijne per Shqiperine sic iken per familjen dikur.

nori todhri ke do votojne shqiptaret aftesite e Edi Rames apo paaftesite e Sali Berishes.
Edi Rama: Te dyja besoj, eshte me lehte se sa te zgjedhesh mes dy te aftesh sic ndodh ne demokracite normale.

Anton Nafi: Cfare mendimi keni per Bamir Topin?
Edi Rama: Bamir Topi eshte nje qytetar i mire. Si President e vleresoj per ato qe nuk beri per llogari te Saliut. Si politikan i vjeter ne arene eshte i mberthyer rishtaz nga nje kompleks virgjerie qe krijon keqardhje.

Bledi Mane bajraba case zveniti denoncimet e forta per korupsionin e familjes. Do shfaqet serish deputeti balla?i
Edi Rama: Edhe njehere:Problemi i shqiptareve s'eshte Barjaba qe sot eshte para gjyqit, po hajduti biblik Baraba qe sot eshte KM shqiptar! Per PS s'ka ngurrim as ekuivok: Transparenca e keqqeverisjes e korrupsionit permes faktesh e shifrash rreqethese do te vazhdoje.

Kristi: ‏qeverisja e durresit, a eshte modeli i juaj
Edi Rama: Ne do te bejme per Durresin, Elbasanin, Korcen e me radhe qytetet e medha, cka nuk eshte bere ne 20 vjet bashke. Ruajeni kete!

Dren: Z.Rama, a jeni pro nje debati me Berishen para zgjedhjeve te qershorit?
Edi Rama: Gjithmone gati:-) Pse mos e bejme nje qe ne janar qe ta gjykojne shqiptaret kush bllokon kush kopjon kush genjen kush humb a fiton?

Tani Malaj: Kush eshte merita me e madhe qe i njihni Gramoz Rucit qe nuk e shqisni nga krahu i djathte?
Edi Rama: Gramozi eshte i vetmi Minister i Brendshem qe pas 22 vjetesh liri mund te krenohet me zgjedhjet qe ka bere. Ne ato zgjedhje humbi si deputet Presidenti Alia dhe nuk u prek asnje vote.Fatkeqesisht kjo sot mbetet ende enderr!

Kristi: cfar mendon per funksionimin e policise
Edi Rama: Shifrat e kriminalitetit jane rritur si asnjehere pas 97. Policia e Shtetit ka rene ne duart me te pista qe ka oborri qeveritar

Dren: Cfare iniciativash do te merrni si KM per shqiptaret e Maqedonise, Presheves, Malit te Zi?
Edi Rama: Ne duam t'i japim nje rritje cilesore permases se angazhimit rajonal te qeverise shqiptare.Eshte koha per nje vizion te ri kombetar. Smund ta parafytyrojme bashkimin kombetar me mendjen e format e se shkuares.As ardhmerine shqiptare me llogjet e se shkuares.

Indrit Maraku: ‏ Listat e ardhshme te kandidateve per deputete do t'i publikoni perpara apo ne limitet kohore? Do te kete prurje te reja?
Edi Rama: PS s'mund te kuptohet pa prurje te reja dhe as pa harmonine mes gjeneratave qe besoj e kemi ne nje shkalle te levdueshme

Edlira Gjoni: A jeni dakord me Argita Berishen qe thote se jeni politikani me i akuzuar ne Shqiperi?
Edi Rama: Vajza e Saliut ka te drejte, jam politikani me i akuzuar ne Shqiperi por fale babait te saj ama:-) I cili eshte objektivisht politikani me shpifarak ne historine e Shqiperise.

Ita Semi, Atsh: Cili do te jete qendrimi i Partise Socialiste per rezoluten came, dorezuar se fundi nga PDIU?
Edi Rama: Ne kemi nje ekip per pjesen e programit tone per nje Rilindje Shqiptare ku hyn dhe ceshtja came.Po sbejme fushate me kete ceshtje:)

Linda: Mbesa Ime Ne Verika zera se pasi te vini ju ne pushtet nuk do vini dore ne veri, do e lini ate pas dore. A eshte e vertete
Edi Rama: E pavertete

Ervin Milanisti: Sa te besueshem do te jene komisioneret e ps kete radhe besoj se vjedhja do te behet gjate transportit te kutive
Edi Rama: Kemi nje skeme te re te administrimit zgjedhor bazuar mbi pervojen e hidhur te se shkuares dhe jemi shume besimplote ne sukses.

Ines.D: A do te kete nje kenge fushata zgjedhore 2013 dhe cila do te jete ajo? Flm
Edi Rama: Kengen e fushates do ta zgjedhin ndjekesit tane online:-)

Albert Shega: 4 A do rrine ne detyrat e larta bordet drejtuese atyre qe i takojne apo akoma do Jene miqte e deputeteve?
Edi Rama: Do jemi shume ashpersisht te qarte me konfliktin e interesit

Lili Paluka: A jeni penduar qe shkuat te Iilir Meta ne Gjirin e Lalzit?
Edi Rama: Jo nuk jam penduar. Po te kthehesha mbrapsht do ta ribeja, sepse qellimi ishte mjaftueshmerisht fisnik per te ngurruar duke kalkuluar cdo thone bota!

Albert Shega: 3 A do kete shqip uje dhe drita 24 ore?
Edi Rama: Nese s'ka uje dhe drita 24 ore per cfare Europe flasim e per cfare Shqiperie te rilindur diskutojme?

Adi Nova: te gjithe flasin online per ligjin e plehrave ka ndo1 plan per respektimin e ambjentit e anullimin e ketij ligji?
Edi Rama: Ligji i Plehrave hyn ne Planin e 100 diteve te para si nje ligj qe do te anullohet ne cdo germe.

Reida: Rilindja juaj = Avazi i vjetër.Nëse ju fitoni Zgjedhjet 2013,përsëri do të sistemoni njerëzit tuaj në 4-5 punëra,po ne pa MIQ??
Edi Rama: E mirekuptoj cdokend te neveritur me politiken pas shume zhgenjimesh.Por politiken e ben me te mire afrimi me te jo largimi prej saj.

Alqi Naqellari: Çfarë sistemi tatimor do aplikoni në sektorin e bujësisë? Cili do jetë përfitimi?
Edi Rama: Do heqim akcizen e naftes bujqesore dhe taksen e qarkullimit. Do heqim TVSH e plehrave kimike. Do reduktojme TVSH e farerave.

A.Naqellari: A do ta llogarisni minimumin jetik? Në çfarë raporti do jetë paga min me minimumin jetik? A do ta kompensoni atë?
Edi Rama: Llogaritja e minimumit jetik eshte angazhim i shkruar ne programin tone per nje Rilindje Shqiptare

Redaksia online
(Erisa Çerri/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë