Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në Vlorë me protesta nga një grup i vogël qytetarësh.
Teksa Rama ndodhej brenda Pallatit të Kulturës, ku po diskutonte me qytetarët për Reformën Territoriale, një grup personash, po protestonin në ambientet e jashtme.
Policia ka shoqëruar në Polici njërin prej organizatorëve të protestës, shtetasin Baki Goxhaj, i cili u bë i njohur pasi pak kohë më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë.
Lajmi kryesor:
Pas Gjirokastrës, Rama shkon në Vlorë, takime me qytetarët për ‘Territorialen’! Pritet me protesta nga disa persona, Policia shoqëron Baki Goxhajn dhe tre protestues të tjerë (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA









