VLORË- Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit për një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, Vlorën. Asambleja e PS-së në mbledhjen e sotme zgjodhi me 199 vota diplomatin Ermal Dredha, i cili fitoi kundrejt rivalit të tij socialist deputetit Fate Velaj, i cili mori 55 vota.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci, pasi ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

Gjatë mbledhjes së asamblesë, kryeministri Edi Rama kritikoi deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kishin bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie. Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe deputeti Vullnet Sinaj. Më pas kreu i qeverisë do të marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e ekipit të Flamurtarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, kush është diplomati që do kandidojë për kryetar bashkie

 

Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.