Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë. Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes Rama ka thënë se duhet të luftojnë fortë për të fituar mandatin e tretë, pasi synojnë 9 deputetë. Ai u ka kërkuar drejtuesve dhe asamblesë së PS-së që të jetë në shërbim të popullit, duke iu përgjigjur kërkesave të tyre pa arrogancë. 

Në një prononcim për mediat Rama ka thënë se ka ende punë për të përmirësuar shërbimin online.

"Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht", deklaroi Rama.

Përsa i përket kandidimit në qytetin e Vlorës, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë enigmë.

 "Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë", tha Rama.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës. Ai tha se Berisha është një njeri që nuk duhet dëgjuar për shkak edhe të moshës së tij.

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:41
Deklarata e Yuri Kim për Ramën e Bashën/ Kryeministri: Për ambasadorët flas kur jam me ta

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtorët e qarkut në Vlorë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Dy ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale Kim i rikujtoi kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, duke u thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë, por pala përgjegjëse janë udhëheqësit.

Në kundërpërgjigje, Rama tha: ”Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë."

Ora 19:46
'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Berishës: Fatkeqësi për ata që të dëgjojnë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Sali Berishës, i cili më herët kishte thënë se Rama hoqi dorë nga kandidimi në Durrës, pasi mori vesh se atje do të kandidonte edhe Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat, pas takimit me drejtorët dhe asanblenë e PS-së në Vlorë, Rama tha se për moshën që ka, Berisha duhet lënë në vetminë e tij. Më tej Rama u shpreh se ish kryeministri nuk ka çfarë u jep më shumë shqiptarëve dhe prandaj është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë. 

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë nipat e mbesat.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama.

Ora 19:40
A do të kandidojë Rama për deputet në Vlorë? Ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë. Rama u ka kërkuar drejtorëve të këtij qarku që të kenë impenjim maksimal për të takuar qytetarët. Ai është shprehur se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Në përfunim të mbledhjeve ai ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar nëse do të kandidojë apo jo në qytetin e Vlorës.

Përsa i përket kandidimit, Rama nuk e ka zbuluar duke e lënë ende një enigmë.

 "Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë", tha Rama.

Ora 17:45
Takimet në Vlorë me drejtorët/ Zbulohen detajet, Rama: Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes Rama ka thënë se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Ai ka kërkuar impenjimin maksimal për të zgjidhur çdo hall e problem të qytetarëve.

 

Ora 16:39
Rama mbërrin në ambientet e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, mbledhje me drejtorët e qytetit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e teatrit "Petro Marko" në Vlorë, ku do të zhvillojë takime me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Sipas informacioneve, në fokus do të jenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.