Rama nga Athina, kërkesë ndaj
emigrantëve: Të largojmë Saliun
Edi Rama, nga Athina ku po merr pjesë në një tur takimesh me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, tha se kërkon mbështetjen e tyre për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën. Rama shoqërohet nga grupi i kryebashkiakëve të vendit. (Foto nga takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë)
ATHINE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, nga Athina ku po merr pjesë në një tur takimesh me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi në aktivitetin "Vëmendje e Respekt për Emigracionin" në kuadër të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, tha se kërkon mbështetjen e tyre për të rrëzuar nga pushteti Sali Berishën.
I gjithë aktivitet është pasqyruar nga kreu socialist në faqen e tij në Twitter. Informacione dhe fotot të shumta janë hedhur online për të gjithë ndjekësit e tij.
Ndër të tjera, në faqen e tij Rama shkruan: “100 vjet pavarësi në Athinë mes emigrantëve të angazhuar për një Rilindje Shqiptare. Ngri Flamurin edhe në Greqi përmes nismës sonë online!”
“Entuziazëm i posaçëm dhe mikpritje e paharrueshme sot për ne që kemi ardhur enkas nga Shqipëria për këtë takim të bukur”, - vijon më tej kryesocialisti.
Kryesocialisti Rama në vizitën e tij dy ditore (24-25 nëntor) shoqërohet nga kryetarët e bashkive: Fatos Tushe Lushnjë, Tërmet Peçi Tepelenë, Flamur Bime Gjirokastër, Stefan Çipa Sarandë, Artan Shkëmbi Pogradec, Qazim Sejdini Elbasan, Niko Peleshi Korçë dhe deputeti socialist Taulant Balla.
“Mikpritje e posaçme entuziaste për kryebashkiakët socialistë të pranishëm.Tërmet Peci, Fatos Tushe, Ilir Cela, Artan Shkembi, Stefan Cipa u mirëpritën me ovacione një nga një. 2013-a Viti i Ndryshimit. Athinë - disa mijëra njerëz të dëshiruar për të kënduar së bashku shqip dhe ndarë emocionet e 100-vjetorit larg atdheut.”, shkruan Rama në Twitter.
Duke treguar mbi aktivitetet e zhvilluara kryesocialisti shkruan” Fëmijë të lindur në emigracion që recituan mrekullisht në gjuhën shqipe për Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin. Grupi Polifonik Labëria ngriti njerëzit peshë me një këngë për 1912-ën. Një rapsod i njohur në emigracion këndoi po ashtu një këngë për pavarësinë dhe flamurin kuqezi.”
Pasditen e sotme kryesocialisti Rama do të jetë në një seminar për çështjet e emigracionit, ndërsa në vijimësi do të takohet edhe me politikanë grekë.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
17.8%
-
Jo
77.7%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21