Rama nga Holanda: SHELL drejt zbulimit në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte, mund të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe të Evropës

HOLANDË-Në ditën e tretë të vizitës së tij në Holandë, kryeministri Rama ia kishte rezervuar një bashkëbisedimi me biznesmenë Holandë të cilët mund të investojnë në Shqipëri. I shoqëruar nga ministret Balluku dhe Ibrahimaj, Rama u parashtroi biznesmenëve avantazhet e investimit në Shqipëri, si një vend që ofron mundësi të shumta dhe lehtësi të ndryshme.

Një lajm të mirë ai e kishte për të gjithë. Duke folur për bashkëpunimin me gjigandin SHELL, kryeministri tha se kjo kompani gjatë kërkimeve në Shqipëri ka zbuluar se në nëntokën shqiptare mund të ketë një sasi shumë të madhe gazi dhe nafte, që sipas tij jo vetëm do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe ndikon në Evropë.

“Në kemi shumë shpresë se së shpejti mund të ndajmë me opinionin publik një zbulim shumë të rëndësishëm që SHELL-i po arrin në vendin tonë. Ata hezitojnë për momentin të flasin për shifra. Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë të rëndësishëm të gazit dhe naftës nën tokë, që do të ndikojë të ardhmen e vendit tonë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se prezenca e investitorëve nga Holanda në vendin tonë është shumë e madhe por potenciale është për të pasur shumë më shumë.

I pyetur nga disa prej sipërmarrësve të pranishëm, Rama ceku edhe çështjen e stabilitetit politik. Ai tha se ky nuk duhet të jetë një shqetësim pasi Shqipëria është një vend mikpritës kundrejt kompanive të huaja.

Në takim folën edhe ministret Ibrahimaj dhe Balluku. Ministrja e Financave u shpreh se vendi ynë ka një kuadër ligjor shumë pozitiv për investimet e huaja. Ajo tha se një investim i huaj në Shqipëri është sikur ta bësh për dhjetëra milionë pasi me ‘Ballkanin e Hapur’ tregu do të bëhet edhe më i madh.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli në lidhje me investimet dhe projektet që po kryhen në vendin tonë. Ministrja Balluku tha se ka nisur puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili sipas Ballukut, synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit.

Gjatë vizitës në Holandë, Kryeministri Rama pati një takim me homologun holandez Mark Rutte. Kryeministri i Holandës tha se vendi i tij mbështet fort Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe për të treguar, kryeministri Martk Rutte tha se dy vendet po planifikojnë që të kenë një nismë të përbashkët anëtarësimin në familjen Europiane.  Nga Amsterdami, në konferencën e përbashkët për mediat, Rutte doli hapur pro 'Open Balkan', duke e cilësuar si një nismë tepër pozitive, që përshpejton procesin e integrimit për Shqipërinë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Investitori holandez e pyet për stabilitetin politik, Rama: S’ka asgjë për t’u shqetësuar, ne kujdesemi mirë për kompanitë e huaja

 

Kryeministri Edi Rama tha se stabiliteti politik në Shqipëri nuk ka pse t’i shqetësojë investitorët e huaj. Sipas kreut të qeverisë Shqipëria është një vend mikpritës kundrejt kompanive të huaja.

‘Dëgjo Shqipëria ka një element specifik do të thoj përtej stabiliteti apo jo stabilitetit ngushtësisht politik. Shqipëria është shumë mikpritëse ndaj të huajve të huajt që vijnë në Shqipëri marrin një trajtim shumë të veçantë. Shqipëria është më së shumti një vend i cili është zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fortë mikpritje. Po kemi protesta, jemi në një vend ku të gjithë janë kryeministra më vete dhe kryeministri vetë krijon shumë bezdi. Është një element spazmatik i jetës sonë. Duket si Holanda mendoj se ajo që po kaloni me fermerët do të quhej dhunë brutale. Nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar për stabilitetin politik pasi ne kujdesemi mirë me kompanitë e huaja. Kemi krijuar një skuadër të rripit të zi, e cila merret me një projekt të caktuar dhe bëhet zyra mbështetëse e kompanisë. Është kjo skuadër e rripit të zi, nëpunës civil të shtetit që bëjnë gjithçka për t’ju gjendur pranë kompanive, që të mos ndeshen me burokraci.’- tha Rama.

Ora 10:40
‘Kërkonte blinda dhe njerëz të armatosur’, Rama rrëfen historinë me VIP-in që kishte frikë të vinte në Shqipëri

 

Perceptimi i Shqipërisë në botë është një problem i madh për vendin, edhe për faktin se nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Gjatë fjalës së tij me përfaqësuesit e biznesit në Holandë Kryeministri Rama i mëshoi kësaj çështje dhe rrëfeu historinë me një person VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt.

“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Se pse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vij aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurt. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Pas 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta. Më ka ndodhur në një grackë  të madhe midis asaj që prisja dhe asaj që pashë, më tha. I   thashë nuk je i vetmi, të gjithë biem në këtë gracke midis perceptimit të krijuar nga lajmet. Deri ma tani nuk kam parë asnjë grua të mbuluar edhe pse është vend  europian.  I thashë se është tërësisht një vend europian”, tha ndër të tjera Rama.

Ora 10:21
Ministrja e Financave me biznesin në Holandë: Shqipëria, lehtësira fiskale dhe mundësi shumë të mira për investitorët

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në takimin me biznesmenët holandezë, tha se Shqipëria ka një kuadër ligjor shumë pozitiv për investimet e huaja.

“Ne kemi një kuadër ligjor mjaft miqësore për investuesit. Kemi një ligj për investimet strategjike, që mbështetet në vlerën dhe numrin e vendeve të punës që krijon ky investim. Kemi disa sektorë strategjikë si energjia apo turizmi. Kemi lehtësira fiskale për disa fusha. Po kështu kemi zhvilluar një sërë zonash të lira për zhvillimin ekonomik. Për vendet si ky i yni investitorët përqendrohen për të marrë lehtësira sa i takon taksave. Investimi në Shqipëri dhe pasja e marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë do të nënkuptojë që ju mbërrini në një treg shumë milionësh për shkak te tregut që ne duam të bëjmë përmes ‘Ballkanit të Hapur’”, tha Ibrahimaj.

Ora 10:21
Ministrja e Infrastrukturës: Aeroporti i Vlorës synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit

 

Në një takim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli në lidhje me investimet dhe projektet që po kryhen në vendin tonë. Ministrja Ballaku tha se ka nisur puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili sipas Ballukut, synon që të ofrojë fluturime përtej oqeanit.

'Po presim me padurim rezultatin e eksplorimit e SHELL, pa na dhënë detaje e shifra lidhur me atë se çfarë presim, është e sigurt që Shqipëria do jetë një nga vendet që do të prodhojë një sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi e ndarë në 60% për naftën dhe 40% për gazin.

‘Royalhaskoning’, ato patën mundësi të konkurronin në një tender me 40 kompani të tjera europiane ndërkombëtare, të cilat fituan procesin ne vlerësuam përvojën dhe punën e shkëlqyer të kompanisë. Ato kanë 8 muaj që punojnë me ne dhe po realizojnë një projekt të madh portin e ri në Porto Romano dhe që do të ndryshojë të gjithë sektorin në mbarë Ballkanin dhe jo vetëm në Shqipëri. Po punojmë shumë ngushtë së bashku. Shqipëria prodhon 100% energji të ripërtëritshme 99% janë hidrocentralet. Po punojmë të shtojmë burime të ri energjie me energji të rinovueshme. Po punojmë që të gjitha burimet e ripërtëritshme nuk janë tërësisht në kontrollin e njeriut. Kemi 3 vite të njëpasnjëshme thatësirë. Në paketën e energjisë ne po hedhim hapa shumë të rëndësishme para dhe jemi të angazhuar që t’i qëndrojmë dhe të respektojmë agendën e gjelbër.

Lidhur me infrastrukturën Shqipëria është një vend që rritet dita e ditës.Kemi nisur që të transformojmë sektorin e aviacionit civil. Një prej aeroporteve më të mëdha në rajon ka nisur që të ndërtohet në Vlorë, i cili synon që të jetë ofrojë fluturime nga përtej oqeanit që aktualisht nuk është diçka që behet në rajon, por Vlora do ta ofrojë këtë, me një pistë prej 3.2 km Vlora do të mund të presë të gjitha fluturimet përtej oqeanit dhe ta kthejë Shqipërinë në një qendër për Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu infrastruktura është një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.'- tha Balluku.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 07/07/2022 10:33

    GENJESHTRA DHE PROPAGANDE E PACIPE!!! ------------------------------------------------------------------ Naftën në pusin Shpiragu-1 e ka zbuluar kompania amerikane Occidental Petroleum (OXY) në vitin 2001. (siç e pohon edhe vete AKBN: shorturl.at/ISU05) OXY e konsideroi zbulimin si jo-ekonomik dhe u largua nga Shqipëria... Pas kësaj, nafta në Shpirag u "zbulua" sërish nga kompania kanadeze Petromanas Energy, e cila në vitin 2013 shpalli që pusi Shpiragu-2 mund të prodhonte 250-300 m3/ditë naftë. (shorturl.at/hjMWX) Petromanas ia shiti Shell-it koncesionin e saj në Shqipëri dhe u largua edhe ajo nga Shqipëria... Së treti, "zbulimi" i naftes u rikonfirmua sërish nga Shell, në Maj 2019, pas shpimit të pusit Shpiragu-4, dhe Shell lajmëroi aksionerët e vet që: "Jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri". (shorturl.at/dlnT3) Ata që kanë pak memorje e kanë kuptuar që shpallja për herë të katërt e "zbulimit" të naftës në Shpirag, nga Rama dhe Balluku, është thjesht një gënjeshtër e pacipë dhe propagandë elektorale. Psssst... nga një burim konfidencial mësohet se nëse Shell nuk arrin të prodhojë sasinë e dëshiruar nga pusi i ri që po shpon (Shpiragu-5), siç ndodhi me Shpiragu-3 dhe Shpiragu-4, Shell do të largohet përfundimisht nga Shqipëria... por mos ia thoni Ramës se inatoset që e keni marrë vesh e ju merr me sy të keq...

    Përgjigju
  • ajazi: 07/07/2022 00:44

    KETE MINISTREN E infrastruktures BALLUKU e kane pushuar nga puna kur punonte tek A.M.C...ne laprake,,,vodhi para aty,,,dhe edi rama e merr e fut ne qeveri,,,,se e ka kriterin per tu bere ministre,,,KA DORE....////

    Përgjigju
  • Moli: 05/07/2022 18:17

    Genjeshtra e mbi 50 vjetve nga po te njejtet xhahila do hame me luge floriri sdo punoj me asnje shqiptar refreni i enver hoxhes ky per naften imagjinare. Djali kristaqit eshte ne rruge te mbare per te vdekur ne pushtet. Keto komentuesit partiake ketu jane si kinezet kur shkojn me u la kunder kovidit nji prerje dhe ne komente.Nese nuk moderohet si duhet kjo gazeta do kthehet ne paçavure mediatike si shumica e mediave ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Jasha sufllaqet: 05/07/2022 16:39

    Kan mbaruar sufllaqet ti bejm donera vetem lodhuni cik me shume ti hani me oreks...

    Përgjigju
  • Fast food: 05/07/2022 15:43

    Sufllaqexhinj

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2022 13:54

    Jemi vend me shum pasuri natyrore beni mire qe i shfrytezon8 dhe i ktheni ato ne fitim per ne

    Përgjigju
  • Adi: 05/07/2022 13:53

    Ju keni ditur te krijoni dhe ruani marrdhenie te mira prandaj vin dhe kto bashkpunime qe jan fitimprurese per ne

    Përgjigju
  • Tirona: 05/07/2022 12:38

    O karafil e di që stë rruhet ça thot poplli por duhet me pa e me lexu ça menojn njerzit.Leni mashtrrimet me ato referendumet me letrra anonime. Me statistik të morme në INSTAT as 5 % nuk ka qen pro legalizimit të BARIT. Tjetrra o hajdut keni 30 vjet që vetëm shponi shqipnin e shponi popllin.Popullit i morët gjakun e shqipnis Naftën e Kromin . Çudi që 1 ven që prodhi aq shum KROM E NAFTË të vuj për bukën e gojës.Ju jeni HAJDUTËT mo të mëdhenj të ktyne 110 vjetve.Në ka ZOT NOLT të ngjoj lutjet e popullit: VDEKSHI TË GJITHË ÇA KENI QENË NË PUSHTET MAS 91. JU ene ato kalamojt tuj që hapen me nga 100 000 € makina nëpër bllok e JUG. Ishalla nuk gdhini për nesër QEVERITAR VËRKU

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2022 12:36

    10 euro sufllaqja ne hollande

    Përgjigju
  • fre: 05/07/2022 12:12

    vendi nuk esht i joti, esht i joni ti e ke shitur me kohe, ske lene gje pa shitur, kshuqe jepi mos ndalo, sa shqiptareve ti dali fruthi

    Përgjigju
  • Ariu: 05/07/2022 12:01

    Sufllaxhinjtë në aksion! sssss..., kape sufllaqen doppio mish, me qepë.

    Përgjigju
  • Eno: 05/07/2022 11:52

    Epra kete thuaj ti prandaj ke vajtur ne holande per muabetin e Shellit jo per vizit pune shteti

    Përgjigju
  • Xhoi: 05/07/2022 11:44

    Te tilla bashkpunime e cojne vendin perpara dhe kjo fal marrdhenieve te mira qe z.kryeminister ka me vendet e tjera

    Përgjigju
  • Xhoi: 05/07/2022 11:42

    Te tilla bashkpunime e cojne vendin tone perpara dhe kjo fal marrdhenieve te mira qe z.kryeminister ka me vendet e tjera

    Përgjigju
  • Geri: 05/07/2022 11:41

    vendi yne ka shum pasuri nentoksore dhe keto investime qe do behen do e zhvillojne akoma dhe me shume vendin tone

    Përgjigju
  • Aleks: 05/07/2022 11:22

    Shqiperia ka legislazion per tè vjedhur klasa politike. Dhe nuk ka legislazion per tè zhvilluar shqiperine. Ka nje ministre finanze injorante complet per finanza. Nje mesues anglishte finanzier. Keshtu kane qene mesuesit e anglishtes mesues economie e finanze

    Përgjigju
  • Had: 05/07/2022 11:18

    Hajdut i felliqur. Ti me 40 hajdutat nuk do gezoni asgje nga nentoka boll moret ate qe eshte siper tokes. Pleh.

    Përgjigju
  • Aldi: 05/07/2022 11:15

    Eshte per tu vleresuar fakti qe na e vene ne dukje qe dhe ne kemi mjaft burime natyrore te rendesishme

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 05/07/2022 11:14

    Tani Putini te perulet para Edi Rames

    Përgjigju
  • Bledi: 05/07/2022 11:14

    Bashkepunime te tilla do e cojne shqiperine perpara

    Përgjigju
  • andi: 05/07/2022 11:11

    kemi mjaft burime natyrore te cilat mund ti perdorim per zhvillimin e metejshem dhe te jene gjithashtu nje ure lidhese me tregetine e vendeve te tjera

    Përgjigju
  • klev: 05/07/2022 11:10

    nje lajm shume pozitiv per vendin tone ky,shpresojme qe keto burime te perdoren ne menyren e duhur per te zhvilluar shume sektore te vendit

    Përgjigju
  • Linda: 05/07/2022 11:08

    Vetem lajme pozitive ka per vendin tone per sa kohe ka qene Edi Rama ne qeverisje

    Përgjigju
  • amina: 05/07/2022 11:07

    Tashme do zhvillohemi edhe me teper ne pjesen e ekonomise

    Përgjigju
  • Keli: 05/07/2022 11:00

    Hajd ishalla se po u zbulua ajo me te vertet do na ndryshoje jeta se mund te zhvillohemi shume

    Përgjigju
  • Marius: 05/07/2022 11:00

    Bravo qe po mundoheni te terhiqni investitore te huaj sepse do kete nje ndikim tejet te madh ne ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • titi: 05/07/2022 10:52

    me vjen mir qe ky lajm i mir vjen nga shelli nje nga kompanit me te rendesishme ne tregun e gazit dhe besoj se do te zbuloj shume e me shume

    Përgjigju
  • armendnasufi: 05/07/2022 10:51

    Kisha degjuar per sheell dhe nese me te vertet po behen kerkime dhe kane gjetur do jete nje plus i madh per shqiperine

    Përgjigju
  • Ilir: 05/07/2022 10:48

    Sa me shume bashkepunime te tilla pacim per ta cuar shqiperine dhe me perpara…parku voltaik ne vlore do i jape vendit tone nje zhvillim ekonomik te madh

    Përgjigju
  • Altin: 05/07/2022 10:47

    Sa shume jemi zhvilluar dhe do zhvillohemi me keto projekte kaq te rendesishme

    Përgjigju
  • Sina: 05/07/2022 10:47

    Fale Edit behen keto takime kaq te rendesishme per ta zhvilluar Shqiperine duke bashkepunuar dhe me shtetet e tjera dhe ne kete rast me Hollanden

    Përgjigju
  • Olsi: 05/07/2022 10:46

    Kemi mjaft gjera me vlere dhe mund te jemi shume te zhvilluar nese merren me gjerat e rendesishme qe ka shqiperia

    Përgjigju
  • Geri: 05/07/2022 10:45

    Kemi nje vend i cili esht i mbushur plot me burime natyrore te cikat jan te shfrytzueshme dhe me Vjen mir qe investitornte huaj kerkojn te bashkpunojne me ne

    Përgjigju
  • Tea: 05/07/2022 10:44

    Gezohem shum qe kompanit e huaja jan kaq te perkushtuar e din ta bejn kaq mire punen e tyre. Ja keto ne shqipri as nuk e vun re mw vjen mir qe vendet e huaja na i din kaq shume vleren

    Përgjigju
  • Ela: 05/07/2022 10:39

    Shqiperia ka pasuri te medha dhe na vjen mir kur te tjeret na i ven ne pun dhe na vleresojne

    Përgjigju
  • Mondi: 05/07/2022 10:39

    Bashkepunimi dhe maredheniet e mira qe do te mbani me nje shtet si Holanda do te forcoje me shume lidhjen me njera tjetren ku do i japi vendit nje zhvillim te madh

    Përgjigju
  • Tani: 05/07/2022 10:37

    Investime e te huaja do te rrisin akoma dhe me shume ekonomin e vendint duke pare dhe siguaten ne te cilen ndodhemi bashkpunimi eshte gjeja e duhur qe duhet te bejm

    Përgjigju
  • Jorgo: 05/07/2022 10:37

    Ky takim dhe bashkebisedim qe po beni do te jete nje plus shume i madh per shqiperine sepse bashkepunimi dhe maredheniet e mira qe do te keni me keta investues holandeze do ti sjellin Shqiperise zhvillim te madh ne shume sektore te ndryshem si infrastrukture , turizem ekonomi ,bujqesi etj.

    Përgjigju
  • Aldo: 05/07/2022 10:36

    Sa me shume investime nga te huajt te kemi aq me shume do te rritet ekonomia e vendit tone por dhe bashkpunimi me te huajt

    Përgjigju
  • Fredi: 05/07/2022 10:35

    Jemi me fat qe jetojme ne nje vend te tille me kete natyre fantastike

    Përgjigju
  • Arber: 05/07/2022 10:34

    Jemi nje vend qe ka shume burime natyrore dhe duhet ti shfrytezojme ne menyren e duhur

    Përgjigju
  • Lala: 05/07/2022 10:14

    Po CA Thu o plak SE le nom.shqiptaret e din SE CA ka nentoka Jone dhe ku ka.e para NAFTA ne set e mbaj mend mgjths Kam qen 10 vjec qe ne 88 ishin norvegjezet qe zbuluan naften atje ku Tani greqia do det por su bo gje sepse ramiz Alia nuk pranoi ashtu sic nuk pranoi ndihmen dhe planing marshall te gjermaneve Po ate bit dhe na Mori ne qaf si popull.edhe Shelli ska zbulingje SE I kishte zbulu xhaxhi vender me naft e gaz nje pjes e te cilave akoma nuk shfrytezohen.tani to Po ishe byth e squt nuk I jep me koncesion pasurir kombetare Po I shfrytezon vet.nuk bo rrugen milot-kashar Po me ato lek nderton nje rafineri.po thuj qe juve junduket shqiperia pron private

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Rinia e sotme, viktimë e ‘modës’, ‘politikës’, ‘tregut’: Ju duhet të na akuzoni për tradhti ndaj jush, për hipokrizi, për rrënimin tuaj

Rinia e sotme, viktimë e ‘modës’, ‘politikës’, ‘tregut’: Ju duhet të na akuzoni për tradhti ndaj jush, për hipokrizi, për rrënimin tuaj