Nga janari paga minimale në vend do të shkojë 500 euro. Në një dëgjesë me banorët e Bashkisë së Tiranës për pr.buxhetin 2026, Rama tha se synohet që deri në fund të mandatit paga minimale të shkojë në 700 euro.

“Nga janari paga minimale rritet në 500 euro, nuk do jetë rritja e parë, do jetë një rritje siç e kemi të thënë para se të merrnim besimin dhe 83 mandate për të çuar pagën minimale700 euro brenda mandatit 4”, tha Rama.

Kryeministri tha se rritja e pagës minimale prek edhe sektorin privat.

“Do rriten pagat edhe në sektorin privat, pavarësisht se pagat në sektorin privat nuk i rrit qeveria,. Ka ndodhur më parë dhe do të ndodhë përsëri, se paga minimale do ti shtyjë më lart pagat e tjera”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se të gjitha këto do bëhen pa rritur asnjë taksë. Rama u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël.

“Të gjitha këto do bëhen pa prekur asnjë taksë, pa rritur asnjë taksë. Ne kemi marrë një zotim dhe do ti qëndrojmë atij zotimi, jemi i vetmi vend në të gjitha rajonin tonë, ku nuk ka tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetëm kontribute që do vazhdojë të paguajë janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Zaptimi i hapësirave publike, Rama: Kemi liruar 100 mijë metra katrorë në Tiranë! Gjyqtarë të korruptuar e injorantë u japin të drejtë bizneseve