Rama: Nga nëntori 'gansterat' që lëvizin me makina luksoze do e pësojnë siç nuk e kanë menduar ndonjëherë

Rama: Nga nëntori 'gansterat' që lëvizin me makina luksoze do e pësojnë siç nuk e kanë menduar ndonjëherë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda muajit nëntor qeveria do marrë një plan masash të ashpra kundër personave me precedentë penalë. Gjithashtu, ai ka theksuar se do të ndërhyhet në ligj për të marrë masa kundër të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që shkelin ligjin. Rama tha se do të bëhet që çdo gjyqtar apo prokuror që do të marrin një vendim jo në zbatueshmëri të ligjit të referohen në një nga Këshillat e Prokurorisë ose të Gjyqësorit që të hetohen ose të pezullohen nga detyra.

"Do të bëjmë një ndërhyrje në ligj që të gjithë ata gjykatës dhe prokuror që bëjnë të referohen në një nga këshillat të Prokurorisë ose të Gjyqësorit që të hetohen ose të pezullosh nga detyra. Në nëntor do të shpallim para publikut një ofensivë të re kundër gjithë personave me rekorde kriminale që lëvizin me makina luksoze ose që veprojnë si ganstera. Për ata do të kemi një trajtim të veçantë që as nuk u ka shkuar në mendje", tha kryeministri Edi Rama në emisionin "Opinion". 

Ndonëse kryeministri Edi Rama nuk preferoi që të japë shumë detaje, bëhet fjalë për njësinë speciale, e cila tashmë është krijuar. Më herët, lidhur me këtë njësi speciale, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha dha detaje se si do jetë struktura e saj  dhe çfarë funskioni që do të ketë.

"U zgjodh një trup prej 50 efektivësh nga forcat komado të Ushtrisë të cilët u mungon formimi policor janë dërguar në Akademinë e Policisë së Shtetit, ata po e përfundojnë trajnimin për mënyrën se si vepron policia, si duhet të veprojnë në operacione. Në fillim janë trajnuar si komando për të luftuar terroristët në fron dhe tani edhe për ato policore. Një nga RENEA është trajnuar për forcat urbane, ai duhet të mbrojë edhe jetën e kriminelit, ndërsa për një komando armiku është i pamëshirshëm. Tani janë 34-40 komando. Kjo njësi do të jetë e varur nga Drejtori i Policisë së Shtetit, por do jetë autonome. Objektivi kryesor do të jenë arrestimet e shumë të kërkuar që janë problematik dhe goditjen e elementëve të grupeve kriminale me rrezikshmëri shumë të lartë. Kjo njësi do kap ata që Rama i quajti "të fortët e rrugëve". Informacioni kësaj njësi do t'i vijë nga policia kriminale, ata thjesht do e ekzekutojnë", u shpreh më herët Hoxha.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 25/10/2019 05:43

    Ore po kaq injorante e dini popullin? Arrestime, te forte, gangestera?!! Po cfare thoji more, a jeni ne vete. Arrestimi nuk do te thote abuzim se i do qefi nje kryeministri idiot qe do te beje propogande! Nje individ arrestohet nese ndaj tij ka nje mase te tille te vendosur nga nje gjykate sipas ligjit. Pa nje vendim gjykate mi d te arrestohet por vetem nese ka arsye ligjore sic jane kur sapo kryen nje krim ose ne kryerje e siper. Dhe pas kesaj forme paraligjore arresti perseri gjykata vlereson ligjshmerine. Ky keput brrockulla do shifni si do arrestojme? O zot mjere ky popull nga tirane te tille neokominist!

    Përgjigju
  • Zylyfi: 25/10/2019 02:30

    Po BRACJA qe para 8 vitesh levizte me nje barrake te vjeter Po sot me cfare foristrade vjen ne MBLEDHJET e RILINDJES ku I gjeti parate minimumi i pageses se popullit eshte 5000 leke te reja ne muaj

    Përgjigju
  • Shqip: 25/10/2019 01:35

    Brovo tamam komunizem.ne shqiperi gjithmon me opinion kan vepruar njerzit gjoja gangestera. Gangestera je ti rama qe shtroni 1 kilometer rrug me 20 miljon euro me gjakun e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë