Rama ngre alarmin: Rrezikojmë të mos kemi punëtorë, në rritëm pagën minimale, bizneset private të reflektojnë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se nga largimet rrezikon që vendi të mbetet pa punëtorë. Në prezantimin për zhvillimin e Tiranës, Rama tha se deri më dje ishte një problem largimi i njerëzve, por sot po kthehet në një sëmundje të pashërueshme.

Rama u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë dhe të mbështesin punëtorët me paga më të karta, ndërsa qeveria tha se ka rritur pagën minimale në 400 mijë lekë, ndërsa për dy vite ka si synim që ta çojë atë në 450 mijë lekë.

“Ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problem që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr përsëri Gjermaninë si destinacioni kryesor, po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria, po vende si ne në një periudhë kohe që nuk është me shumë se sa pak vite. Të gjithë duhet të vrapojmë më shumë. Tani është koha për të bërë edhe atë që nuk mundemi, si qeveri kemi bërë të pamundurën, ndërsa sipërmarrja duhet të bëjë gjithçka që mundet sot, pa pritur nesër. Duhet të bëjë gjithçka që nivelet e pagave të formalizohen dhe të bëhet çmos që të uniformizohen që të këto të jenë iniciativa sporadike e një sipërmarrësi, port ë jetë një rezultat i një qasje kombëtare, se ky është një moment delikat”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Në 2025 synojmë ta çojmë pagën minimale 45 mijë lekë! Bizneset private të reflektojnë, rrezikojmë të mos kemi punëtorë nga largimet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb