Rama: Në 2025 synojmë ta çojmë pagën minimale 45 mijë lekë! Bizneset private të reflektojnë, rrezikojmë të mos kemi punëtorë nga largimet

TIRANË- Krahas rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë, kryeministri Edi Rama thotë se synojnë që në vitin 2025 pagën minimale ta rrisin në 450 mijë lekë. Në prezantimin për zhvillimin e Bashkisë së Tiranës, Rama u ndal në çështjen e pagave, ndërsa kërkoi nga bizneset private që të reflektojnë dhe të mbështesin punëtorët me paga më të larta, pasi vendi ndodhet përballë një alarmi që rrezikon të mbetet pa punëtorë.

Rama tha se deri më dje ishte një problem largimi i njerëzve, por sot po kthehet në një sëmundje të pashërueshme dhe duhet të bëhet çmos për të ndalur largimet, por kjo sipas Ramës nuk bëhet vetëm me rolin e qeverisë, por duhet të ketë një bashkim të të gjithë aktorëve.

"Ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problem që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr përsëri Gjermaninë si destinacioni kryesor, po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria, po vende si ne në një periudhë kohe që nuk është me shumë se sa pak vite. Të gjithë duhet të vrapojmë më shumë", tha Rama. 

Sipas, Ramës qeveria ka bërë të pamundurën për rritjen e pagave dhe ka dalë edhe jashtë programit që kishin paraqitur për këtë mandat, duke i rritur pagat minimale me 40 mijë lekë. Por gjendur përballë emigracionit, Rama thotë se ka ardhur koha që të reflektojnë edhe bizneset private të cilat duhet të paguajnë më shumë punëtorët e tyre. Rama u bëri thirrje që të deklarojnë pagat e plota dhe jo një pjesë të pagës t’ua japin punonjësve në dorë, ndërsa pjesën tjetër në bankë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Rama ngre alarmin: Rrezikojmë të mos kemi punëtorë, në rritëm pagën minimale, bizneset private të reflektojnë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se nga largimet rrezikon që vendi të mbetet pa punëtorë. Në prezantimin për zhvillimin e Tiranës, Rama tha se deri më dje ishte një problem largimi i njerëzve, por sot po kthehet në një sëmundje të pashërueshme.

Rama u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë dhe të mbështesin punëtorët me paga më të karta, ndërsa qeveria tha se ka rritur pagën minimale në 400 mijë lekë, ndërsa për dy vite ka si synim që ta çojë atë në 450 mijë lekë.

“Ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problem që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë, aq më tepër në kushtet kur bota, po marr përsëri Gjermaninë si destinacioni kryesor, po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë. Përfytyroni se në çfarë presioni mund të gjendet Shqipëria, po vende si ne në një periudhë kohe që nuk është me shumë se sa pak vite. Të gjithë duhet të vrapojmë më shumë. Tani është koha për të bërë edhe atë që nuk mundemi, si qeveri kemi bërë të pamundurën, ndërsa sipërmarrja duhet të bëjë gjithçka që mundet sot, pa pritur nesër. Duhet të bëjë gjithçka që nivelet e pagave të formalizohen dhe të bëhet çmos që të uniformizohen që të këto të jenë iniciativa sporadike e një sipërmarrësi, port ë jetë një rezultat i një qasje kombëtare, se ky është një moment delikat”, tha Rama.

Ora 11:55
Rama: Bizneset private të reflektojnë, të risin pagat për punonjësit, të deklarohen të plota! Të frenojmë largimet  

 

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prezantimin e strategjisë për bashkinë e Tiranës. Rama u ndal në diskutimet për çështjen e pagave. Rama tha se ka ardhur koha që të ketë një bashkëpunim më të madh mes qeverisë dhe bizneseve private s ai takon kësaj çështje. Sipas, Ramës qeveria ka bërë të pamundurën për rritjen e pagave dhe ka dalë edhe jashtë programit që kishin paraqitur për këtë mandat, duke i rritur pagat minimale me 40 mijë lekë. Por gjendur përballë emigracionit, Rama thotë se ka ardhur koha që të reflektojnë edhe bizneset private të cilat duhet të paguajnë më shumë punëtorët e tyre.

Rama u bëri thirrje që të deklarojnë pagat e plota dhe jo një pjesë të pagës t’ua japin punonjësve në dorë, ndërsa pjesën tjetër në bankë. Ndërkohë, sipas kreu të qeverisë nuk duhet të ketë nënpagesë për punonjësit në raport me punën që ata kryejnë.

“Besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut që të gjitha palët të bëhen bashkë. Me palë nuk kam parasysh palët politike, se bërja bashkë e tyre është mision i pamundur, dhe është jo vetëm energji e humbur por edhe kohë  e humbur. Kam parasysh si palë këtu edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen,. Jemi në një fazë ku duhet ët synojmë më këmbëngulje dhe kuroajo rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë kur duhet ta konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm. Kjo është shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Është më e vështira nga të tëra, se kjo është ajo që na ballafaqon më egërsisht në mënyrë të pashmangshme mes dëshirës dhe mundësive. Nga ana tjetër nuk është e pamundur që të bëjmë më shumë hap pas hapi dhe të synojmë me patjetër që njerëzit tanë në vendin tonë, qofshin ata në sektorin publik apo privat, të mos ndodhen të pavlerësuar, sfiduar ditë-natë nga mundi i pashpërblyer dhe nga stresi i tundimit për t’u larguar. Ne nuk hyjmë dot në konkurrencë as me Gjermaninë apo vendet e tjera të destinacionit të atyre që largohen kur vjen puna tek shpërblimi i fundit të muajit. Ne kemi detyrën dhe mundësinë që të hyjmë në një ndërveprim shumë të hapur mes të gjitha palëve për të garantuar që njerëzit në të gjitha fushat e jetës të marrin atë që është maksimumi i mundshëm i këtij vendi. Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar dorën më shumë se çduhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë të fundit ata që në fakt janë të parët fare, pagat për të punësuarit e vet, faktikisht i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxiton ta mbyllim sot, do bëhet e pambyllshme edhe për disa vite, një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë t’i japë një pjesë të pagës përmes bankës, një pjesë nën dorë, ti nënpaguajë punonjësit më raport me atë që është produktiviteti i vet", tha Rama. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nimet: 13/03/2023 20:59

    i largove njerezit ne emigracion, o kryeminister hajdut.....

    Përgjigju
  • Berti: 13/03/2023 17:45

    Ndimo ata qe duan te kthehen nga emigrimi 1 nga zgjidhjet

    Përgjigju
  • Arbëri: 13/03/2023 15:23

    Merre një litarë dhe virru në kalin e Gjergj Kastriotit në sheshë o tradhtar shqipfolës, o mashtrues i pështirë serborus

    Përgjigju
  • Niko: 13/03/2023 14:05

    Biznesi ka bere te vetem se ne momentin qe ti e ben ligj ska ku te levizi por edhe ju me Niko Leren duhet te beni pjesen tuaj jo duke i taksuar punamarresit me norma deri ne 23%.

    Përgjigju
  • Toni: 13/03/2023 13:41

    Or sharlatan, po ti je ai qe po i largon shqiptaret dhe po i zevendeson me bangladeshas or ndyresire.

    Përgjigju
    • Qirje stefani: 13/03/2023 15:59

      Ca Bangladeshi thu ti or bir, bangladeshsat nuk rezistuan as dy muaj ktu. Tani po shikojne senegalin

  • Kameri 2: 13/03/2023 13:01

    Me ate rrog qe synoni ju i bie ne 2025 mos ket ngelu kemb robi ne Shqipri. Dhe ne Greqi paguajn 800 euro minimumi qe esht fundi europes per mirqenie

    Përgjigju
  • Alb: 13/03/2023 12:57

    O gelbaz eshte ber nje akt terrorist sot mu ne zemer te qytetit eshte vrar nje qytetare e pafajshme qe i paguante dhe taksa shtet mutit tend, kur sflet vet te pakten ai muti qe ke ven minister te dal te thot dicka ose tua le talebaneve te drejtojn.

    Përgjigju
  • Baki: 13/03/2023 12:30

    Ju lutemi o shoku Rama a mund ta thani cik liqenin e ashtuquajtur te Tiranes se na myti lageshtia, dhe kemi gjimato ujra sa nga liqeni Farkes dheblumi Lanes. Aman. Nje ose dy pallate mbaji vete dhe te teret jepja atyre puneshumeve qe ke rrotull se gjynaf jeni lodh duke na vjedh e zhvatur.

    Përgjigju
    • Lali Eri: 13/03/2023 13:25

      Do e betonizojme Tiranen gjithandej sepse ka kerkesa per apartamente ngaqe popullsia eshte ne rritje.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta