Me ftesë të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri pritet që të marrë një çmimin “Voices of Solidarity Award” për strehimin e afganëve në Shqipëri. Gjatë qëndrimit 1 javor në SHBA, Rama do të zhvillojë edhe disa takime me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në  aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit.  Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.

Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton telefonoi pak ditë më pas Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.