Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali pasditen e sotme, burimet bëjnë me dije se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë nesër një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni ndërsa sot Rama takoi Presidentin e Senatit, raporton gazetari i Report Tv Ermal Qori. Në një postim në Facebook, Rama ndau një video nga takimi ndërsa shkruan se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.
Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.
Kjo vizitë e Ramës në Itali vjen një muaj e gjysmë pasi kryeministrja italiane ishte për pushime në Vlorë në gusht.
Rama pati deklaruar se gjatë diskutimeve me Melonin është folur për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Pulia, që është raportuar shpesh nga mediat italiane. Po ashtu, kreu i qeverisë Rama tha se kanë diskutuar edhe për projektin e linjës elektrike që do lidhë Italinë me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Romë. Ai ka takuar fillimisht presidentin e senatit të Italisë, Ignazio la Russa ndërsa më vonë pritet të ketë një takim edhe me Melonin. Rama u shpreh se në qendër të bisedimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve
“Romë - Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.”- shkruan Rama.
-
Mirenjohje per Ramen per cdo hap te ndermarre ne menyren e duhur
Përgjigju -
O kryeminstri me i mire prej krejtve
Përgjigju -
Me italine kemi ruajtur gjithmone marredhenie te mira
Përgjigju -
Bravo Rama, me takime te tilla ne do te ecim perpara si vend! Vec lajme te mira pacim perhere
Përgjigju -
Rama ska te drejt te veje ne homazhet e ish presidentit te nderit Napolitano Sepse Napolitano ishte komunist Kurse rama neoballist e neonazist Prandaj vete takon melonin e ruson si neofashista
Përgjigju-
Meloni eshte e djathte po jo fashiste rrot kari komunizmi dhe fashismi kane vdekur
-
O emigrant sei un coglione
-











Komente
Komento