“Njësoj si në 2009 edhe dje tha se do ta llamburisë fshatin. Berisha vazhdon t’i premtojë fshatit llamburisje si në qytet. 4 vjet nga premtimi për llamburitje, ka një tjetër premtim për llamburitje ndërkohë që fshati vazhdon të humbasë potenciale e energji në rrugën e rrënimit. Fshatit nuk ka asnjë shans të dalë nga kurthi i varfërisë e rrënimit. Kryeministri mbledh administratën e bën sikur dëgjon duke u shfaqur si një tursit i sapo mbërritur në Shqipëri që po e njeh më në fund, vendin që në fakt e ka qeverisur 8 vjet me radhë” - tha Rama.
RAMA: NIVELI I KRYEMINISTRIT FYEN LOPET
Kryetari i PS-se ironizoi dhe takimet e ditëve të fundit të kryeministrit Berisha në disa qytete e fshatra dhe premtimin e kryeministrit për nxitjen e formimin profesional në sektorin e bujqësisë.
"A e kuptoni se kush e drejton Shqipërisë dhe çfarë niveli është nivel që fyen lopët dhe jo më fshatarët që jetojnë. Ky kryeministër i vë fshatarët që kur të votojnë të marrin hakun jo vetëm për familjet por edhe për lopët e delet “
JANE HAPUR VENDE PUNE TE PADUKSHME? DUHET VERIFIKUAR KAPACITETI LOGJIK I KRYEMINISTRIT
Rama tha se nuk mund të vazhdohet kështu ku ka 1 milionë të papunë, dhe politikë rrënimi por duhet një politikë punësimi real brenda një projekti strategjik për të krijuar mundësi për 300 mijë vende të reja pune në 4 vitet e ardhshme.
“Ndërkohë që kryeministri thotë se kemi hapur vende pune por janë të padukshme. Në çdo vend normal nëse thotë një kryeministër një gjë të tillë sillet përpallë një komisioni mjeko-ligjor për të verifikuar kapacitetin logjik të këtij kryeministri.
Rama kritikoi edhe sistemin arsimor profesional por dhe atë të lartë, i cili sipas tij ka dështuar pasi familjet investojnë 5 vite për të marrë diplomën e juristit e më pas të gjithë bëhen kamarierë.
“Kanë ca shkolla profesionale ku duan ti bëjnë profesionistë duke ia treguar llampën me fotografi. Familjet po investojnë në diplomat e fëmijëve të tyre. Njësoj si ke piramidat, por me një dallim nëse piramidat fundi i filmit erdhi tek dritarja e Sudes që tha se kjo ishte loja dhe loja mbaroi fundi këtu është i ngadalshëm dramatik. Se kanë një diplomët që si duhet dreqit dhe nuk kanë një zanat që të ecin para. “
Rama e mbylli fjalën e tij duke premtuar se në 4 vitet e ardhshme do të investojë në Durrës atë që nuk është bërë për 21 vjet.
Një Durrës ku do përmirësohet cilësia e diellit nuk jua premtojmë dot, por cilësinë e jetës, rrugës. Projektet e bashkisë së Durrësit janë të standarteve evropiane nuk do i lëmë të rrinë në sirtar por do i nxjerrim dhe do i zhvillojmë. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë me Durrësin atë që nuk është bërë për 21 vjet”
Ilir Beqja sekretari për programin e PS-së duke u ndalur në programin e bujqësisë premtoi ulje të kostot në bujqësi, naftë, akcizën dhe taskën për të si dhe një plan të detajuar për sistemin e ujitjes.
Deputeti Ditmir Bushati premtoi se pas 23 qershorit do të rilindë diplomacia shqiptare dhe duke u ndalur në situatën politike tha se Berisha “Po tenton të përdhunojë KQZ ndërkohë që ndërkombëtarët i bëjnë thirrje të largojë duart nga KQZ”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)