Ndryshimi mes dy epokave është bërë i dukshëm nga protesta në bulevard, tha kryeministri Rama. Më parë, në epokën e mungesave, slogani i njerëzve ishte “ka edhe më keq”, në një shoqëri kur shumëçka nuk gjendej. Sot slogani është “ka edhe më mirë” pasi tashmë nuk ka më tolerime për mungesat pasi shërbimet merren të mirëqena.
“Bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Deviza ishte ka edhe më keq. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Rama: Dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove! Nis era e re e kërkesave, mbyllet epoka e mangësive










