Rama: Nuk do abuzohet më
me rimbursimin e TVSH-së

Rama: Nuk do abuzohet më<br />me rimbursimin e TVSH-së
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit turq në vendin tonë. Kreu i qeverisë ka theksuar rëndësinë e mosabuzimit me rimbursimin e TVSH, duke u shprehur para investitorëve turq se ky rimbursim do të bëhet automatikisht. Rama tha se komunikimi me biznesin ka rëndësi për qeverinë që ia drejton, duke vënë theksin në reduktimin e burokracive për biznesin, ndërsa ka përmendur edhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Do të reduktojmë burokracitë për biznesin. Po përmirësojmë klimën e investimeve në vend. investitorët e huaj, janë ambasadorë të vendit tonë. Takimi i sotëm është për t’u shënuar. Investitorët janë ambasadorë të vendit tonë”.
 
Duke i konsideruar historike marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, Rama tha se do të vlerësohen edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
“Sipërmarrjet tuaja janë gurët e themelit të vendosura në kohë për të vazhduar të ndërtojmë një urë sa më të fortë dhe sa më të gjerë për të bërë të mundur që bashkëpunimi të sjellë sa më shumë përfitim. Ju i keni paraprirë në kohë të vështira një lidhje logjike mes dy vendeve tona, që kanë shumë ngjashmëri, që sot në këtë moment të zhvillimin e bëjnë shumë të rëndësishme Turqinë si pikë referimi. Në shumë aspekte në shkallën modeste, ekonomia jonë ngjanë me ekonominë Turqisë. Struktura e organizimit tonë institucional ngjan me vendin tuaj për t’i hapur rrugë zhvillimit së turizmit. Sot biznesi turk shumë i përfaqësuar në Shqipëri. Edhe ju si investitorë keni të gjitha kryeset të shprehni pakënaqësi dhe të këmbëngulni se shumëçka është mbartur në kohë si një problem që ka penguar sipërmarrjen, por që duhet të zgjidhet”, tha Rama.

Një nga pikat e kyçe të fjalës së kreut të Qeverisë, ishte edhe mënyra se si funksionojnë taksat në vend. Ai u shpjegoi të pranishmëve se rritja e taksës për bizneset e mëdha nga 10% në 15%, kishte për qëllim asgjësimin e informalitetit në tatime.
 
Gjithashtu kreu i Qeverisë u shpjegoi të pranishmëve për funksionimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik, nëpërmjet të cilit, sipërmarrësit do të kenë mundësi të denoncojnë me fakte konkrete shkelje të ligjit dhe informalitetet që do të dëmtonin investimet e tyre.

Sipas ambasadorit të Turqisë në vendin tonë, investitorët turq janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, si miniera, energji, telekomunikacion, shërbime, etj.
 
Ndërkaq, ambasadori turk, vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Turqi-Shqipëri, duke u shprehur se ky hap krijon më shumë mundësi për punësim, dhe do të ndikojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

RAMA: TW TERHEQIM SA ME SHUME INVESTITORE TE HUAJ NE SHQIPERI
Në thelb të forumit të parë shqiptaro-turk, mbajtur mbrëmjen e sotme në Hotel “Sheraton”, ka qenë përthithja e sa më shumë investitorëve turq në Shqipëri, ka qenë. Kryeministri Rama vlerësoi rolin e sipërmarrësve turq që operojnë në Shqipëri, duke i cilësuar si ndihmesë të madhe për zhvillimin e vendit, si dhe një shembull për tërheqjen e investitorëve të tjerë.

BATUTA E RAMËS PËR INFORMALITETIN NE SISTEMIN E MËPARSHËM FISKAL
Gjatë takimit me investitorët turq, Kryeministri, Edi Rama, foli për informalitetin ndaj sistemit fiskal në vitet e kaluara në Shqipëri, nga i cili kanë qenë preh edhe sipërmarrjet.
 
Në këtë kuadër, kreu i Qeverisë foli për pagesën e takës së sheshtë që i shkonte shtetit dhe për “bakshishin”, që i shkonte pushtetit.
 
 “Ju e dini mirë fjalën bakshish. Dhe nuk e di në e kemi marrë ne nga ju apo ju nga ne. Por (bakshishin) në Shqipëri e keni ndjerë thellë”, tha ai.
 
Qeveria e majtë e ka vënë prioritet luftën kundër informalitetit ndaj sistemit fiskal.
 
Në një tjetër moment gjatë fjalës së tij, kryeministri tha “Edhe fjalën shyqyr e kemi njësoj”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës