TIRANË- Kryeministri Edi Rama si duket është penduar që e ka larguar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati nga të gjitha postet dhe me veprimin e fundit duket se ka vendosur që të afrojë marrëdhëniet me të.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama në cilësinë e  kryetarit të OSBE ka propozuar që Ditmir Bushatit t'i japë një post të rëndësishëm, atë të Komisionerit të Lirisë së Medias.

Kreu i qeverisë ka propozuar që Bushati të zëvendësojë Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir, të cilit i ka mbaruar mandati.

Kujtojmë se marrëdhënia mes tyre pati krisje të mëdha që pas shpërthimit të këtij të fundit në Kuvend kur u largua edhe nga posti i ministrit të Jashtëm.

Pas kësaj Rama vendosi ta "ndëshkojë" duke e larguar atë dhe nga drejtues i qarkut të Shkodrës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 25 prill, e duke zhvendosur në vend të Ilir BeqajnNuk dihet ende nëse Bushati e ka pranuar propozimin, por ai pasi e kundërshtoi në parlament, kërkoi që ligji për Anti-shpifjen të çohej në komisionin e Venecias