'Rama nuk na lëshon', Dako i përgjigjet Berishës: Ke kohë që ke rrjedhur, lëri gratë

'Rama nuk na lëshon', Dako i përgjigjet Berishës: Ke kohë që ke rrjedhur, lëri gratë

Ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë pasdite një mesazh të një qytetareje dixhitale, ku kjo e fundit tregon një rast ku inkriminohet kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. I menjëhershëm ka qenë reagimi i  Dakos, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në mesazhin e qytetares dixhitale thuhet se bashkëshortja e Vangjush Dakos ka pohuar për parukieren e saj se bashkëshorti i saj me Edi Ramën kanë marrëdhënie përtej spektrit politik.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Përshendetje dr ! Ke shumë të drejtë kur thua se Rama shiti Xhafën për Gjushin, kjo është shumë e vërtetë.Para tre ditësh isha në parukeri dhe aty gjeta edhe zonjën Dako, e cila po i qahej parukieres si me zë të ulët duke i thënë: "Vërtetë Rama nuk e lëshon Gjushin, por edhe ne ama prej vitesh jemi bërë si me qenë banka e Edi Ramës, muaj për muaj i çojmë atij hisën por jo me zarfa por me valixhen plot me euro." Anonim ju lutem, se këta të murosin në beton.

Sali Berisha, ish-kryeministër

Nga ana tjetër, Vangjush Dako i është përgjigjur me sarkazmë Berishës, duke iu drejtuar në postimin e tij Lirie Berishës, bashkëshortes së tij, që ta mbajë atë larg politikës që ndërtohet me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish.

Postimi i plotë i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako:

Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s'është më ai që ka qenë! Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s'i ka hequr kurrë nga goja as kur s'i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli. Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS... Po t'i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri! Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç'paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë Durrës

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje