Rama: Nuk prekim marrëveshjen e 5 qershorit! Hapja e listave nuk ndalon koalicionet

Rama: Nuk prekim marrëveshjen e 5 qershorit! Hapja e listave nuk ndalon koalicionet

Rama ka kërkuar në mbledhje që opozita parlamentare të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit por vetëm një korrigjim në kod. Burime për Report Tv tregojnë se Rama është shprehur se nuk do të ndryshojë as sistem zgjedhor dhe as zona zgjedhore, por vetëm do të hapen listat.

Rama është shprehur se nuk i ka votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe se PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasoi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën dhe të diskutojnë se si të garantohet kuota gjinore sa më mirë nga hapja e listave.

"I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit dhe ajo duhet miratuar, për t'u miratuar duhen votat në Kuvend që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është, hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë. Nuk ndalojmë koalicionet por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin. Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes se listave dhe nuk cenon përmbajtjen e dokumentit. Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja. Por në një koalicion siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush", është shprehur Rama.


Lajmi kryesor:

5 orë debat pa dakordësi për listat në Këshilli Politik! Rama nuk tërhiqet, PD kundër: Kur do votohet 5 Qershori? Hajdari thirrje Bashës: Hajde vetë, mos dërgo Bardhin


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki