TIRANË - Kryeministri shqiptar, Edi Rama e cilësoi historik operacionin që do të nisë sot kundër vjedhjes dhe abuzimit së energjisë elektrike.
"Çdo shiptar, njeri i arsyeshëm duhet të bashkohet me qeverinë në këtë pëprkjekje që ka një karakter historik, nëse duam që të shpëtojmë nga kjo barrë e madhe që i merr frymën vendit tone dhe nuk e lë të zhvillohet", tha Rama.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falënderuar Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, "që me praninë këtu përcjell mesazhin e Aleancës së Shqipërisë Evropiane që qoftë në procesin legjislativ dhe në atë ekzekutiv synon patjetër të bëjë një kapërcim historik nga një Shqipëri ku vjedhja e energjisë është legalizuar dhe pranur botërisht, poltikisht dhe madje dhe ligjërisht përderisa është bërë e pandëshkueshme për 20 vjet, në një Shqipëri ku vjedhja e energjisë të përfshihet si vjedhjet e tjera si një krim i dënueshëm dhe në rast përsëritjeje përsëri një krim i dënueshëm edhe më shumë"./ATSH/
/Shqiptarja.com