Rama: Opozita nuk është
monopol i Partisë Demokratike
'Në 2009 PS nuk kërkoi qeveri teknike'

Rama: Opozita nuk është<br />monopol i Partisë Demokratike<br />'Në 2009 PS nuk kërkoi qeveri teknike'
Kryeministri Rama nuk tërhiqet nga ideja se PS do të futet në zgjedhje edhe nëse Partia Demokratike do të bojkotojë procesin në datë 18 qershor.
 
Në komunikimin javor në Facebook, Rama u shpreh se opozita nuk është monopol i Partisë Demokratike.
 
"Opozita nuk është monopol i një partie sado e madhe apo e vogël është ajo. PD është katandisur nga një alternativë në një çadër klithmash në mes të bulevardit është fundi i historisë së asaj partie, por këtë nuk e dimë.
 
Misioni i demokracisë nuk është të shpëtojë një parti nga vetë-shkatërrimi. Misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë lirinë dhe të drejtën e individit dhe jo të shpëtojë PD.

Nëse PD do të kryejë vetëvrasje me zotin Nardi dhe Zotin Vangjeli, është e lirë ta bëjë, se ka kush bën opozitë për ta.

 
Ne nuk kemi marrë përsipër të shpëtojmë PD. Meraku jonë është reforma në drejtësi. Askush të mos ketë merak se mund të jetë Shqipëria pa opozitë nëse nuk vjen Saliu me çetën e tij në Parlament.
 
Meraku jonë është bllokimi i reformës në drejtësi
"tha ai. Kryetari i PS deklaroi se nevoja jetike për ta zbatuar reformën dhe për të çliruar shqiptarët nga pushteti i korruptuar gjyqësor është arsye e fortë për të kërkuar një mandat popullor sa më të plotë
 
"Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut arsye e fortë për të mos pasur keqardhje nëse PD nuk hyn në zgjedhje.
 
Po ashtu nevoja jetike për ta zbatuar reformën dhe për të çliruar shqiptarët nga pushteti i korruptuar gjyqësor është arsye e fortë për të kërkuar një mandat popullor sa më të plotë për PS.
 
 Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni
" tha ai.

Rama: PD se mbështet as SHBA as BE, PS s'kërkoi qeveri teknike në 2009
Kryeministri tha se nga SHBA dhe BE dhe deri te PPE jo vetëm që nuk e mbështesin, por nuk e kuptojnë logjikën e PD.
 
Përsa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Rama tha se në 2009 PS i kontestoi zgjedhjet dhe u fut në grevë urie, por nuk kërkoi qeveri teknike, ndërsa në 2011 ata që sot kontestojnë zgjedhjet që nuk janë zhvilluar vodhën zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
 
"Armiku i votës së lirë, Sali Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të vjedhura të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë urie dhe jo për qeveri teknike, as për të ribërë zgjedhjet, por për hetim parlamentar, për të rrëzuar murin që pengonte hapjen e kutive pas zgjedhjeve, ia dolëm pjesërisht, por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011 ku na vodhën me një KQZ dhe gjykatës të inkriminuar në Tiranë.
 
Sot vjedhësit e 2009 dhe 2011 kontestojnë zgjedhjet që ende nuk janë zhvilluar dhe kërcënojnë popullin që të votojë, një budallallëk i padëgjuar më parë
" u shpreh Rama. 


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg