Rama: Opozita po vendos interesat partiak mbi shëndetin e njerëzve, të bëhemi bashkë në këtë luftë me COVID-in

Rama: Opozita po vendos interesat partiak mbi shëndetin e njerëzve, të bëhemi bashkë në këtë luftë me COVID-in

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po vë interesat partiak përpara shëndetit të qytetarëve, në një kohë kur qeveria po bën të gjitha përpjekjet sipas tij, që t'i bëjë ballë kësaj lufte me këtë virus.

Rama i referohet mitingjeve të bëra nga kryedemokrati, i cili ndonëse është gjobitur, ka vijuar të mbledhë rreth vetes dhjetëra qytetarë në shkelje të masave anti-COVID. Ai bën thirrje që në këtë betejë me COVID-in të bëhen bashkë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

"Lufta për t'u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve...

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t'ia dalim, medoemos", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja