Menjëherë pas firmosje së dokumentit nga Papa Françesku, për shenjtërimin e Nënë Terezës, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama i cili e ka konsideruar këtë lajm si shumë emocionues që vjen nga Vatikani.

Në një status të hedhur në rrjetin social “Facebook” Rama shkruan se mrekullia e shërimit të një sëmuri çoi në këtë shenjtërim të Nënë Terëzës.

Ja çfarë shkruan Rama në Facebook.
 
"Lajm emocionues nga Vatikani: Nene Terezes i eshte njohur nga Papa mrekullia e dyte e nje sherimi te pamundur qe i jep asaj shenjterimin!"


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)