Rama padit Berishën për shpifje, kërkon dëmshpërblim 100 mijë lekë

Rama padit Berishën për shpifje, kërkon dëmshpërblim 100 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kërkon shpërblim dëmi moral prej 100 mijë lekësh të rinj.

Padia e kryeministrit për ish-deputetin Sali Berisha po shqyrtohet nga gjyqtarja Fida Osmani. Seanca e parë paraprake është mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 11 prill.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, dhe pikërisht për këtë akuzë është paditur. Mes të tjerash, Berisha deklaronte se Rama po u shiste detin Grekëve.

Në total, Rama ka deklaruar më herët se ka depozituar në gjykatë 40 padi ndja opoitës për shpifjee të artikuluara nga deputetë të opozitës, tashmë të dorëhequr. Rama kërkon dëmshpërblim nga secili ish-deputet opozitar në shumën e 100 mijë lekëve.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 13/03/2019 23:43

    Derri do plumb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës