TIRANË - Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti për shpërndarjen e legalizimeve në kryeqytet ku të pranishëm kanë qenë edhe kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës dhe deputeti Pandeli Majko. Rama shprehu një vlerësim të veçantë për Majkon duke e cilësuar si njeriu që “legalizoi” Erion Veliajn në Partinë Socialiste, pa të cilin ky i fundit nuk do të ishte i njëjti.
 
“Pandeli Majko futi Veliaj në PS. Legalizimi që i bëri Pandi duke e futur në PS është një ogur i mirë. Kush ka lidhje shpirtërore me Pandin ka vetëm mirë.”- tha Rama.
 
 
Nga ana e tij Majko iu përgjigj se edhe Veliajn, Rama e cilëson si ndërtim pa leje, por e vërteta sipas tij është se së bashku kanë ndikuar te kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.
 
“Unë edhe Edi jemi njerëzit që bëmë këtë Erion që shikoni sot. Edi bërë katin e parë, unë të dytin.”- tha Majko.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)