Në mbyllje të fjalës së tij nga kongresi i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama i kërkoi të pranishëve të bëjnë nga një foto dhe ta postojnë për Shqipërinë që Duam.
"Nxirrini të gjithë telefonat nga xhepi. Nxirre telefonin Pandeli se do thonë se Pandeliu nuk nxori celularin. bëni të gjithë nga një foto aty ku jeni, postojeni nga sheshi Nënë Tereza me Partinë Socialiste për Tiranën që duam dhe për Shqipërinë që duam", u shpreh Rama.
Komento