Rama paralajmëroi rikthimin e fundjavave pa makina në vjeshtë, deputetja socialiste: Duhet një sqarim

Në rrjetet sociale ka pasur një irritim pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se fundjavat nga tetori deri në mars të vitit të ardhshëm do të jenë pa makina. Për këtë propozim, deputetja socialiste Elona Gjebrea në Report Tv tha se duhet të ketë një sqarim të mëtejshëm.

"Jam e bindur që kryeministri merr vendimet e duhura, bazuar te cfarë i rekomandojnë ekspertët. Padyshim që është e nevojshme që të ketë një sqarim për këtë situatë apo propozime dhe të tilla besoj do të jenë në ditët në vijim. Shqiptarët kërkojnë një sqarim të mëtejshëm të situatës dhe një strategji të daljes apo transformimit nga një fazë në tjetrën dhe ministria po punon për një strategji të detajuar. Mendoj se duhet të kemi akoma më shumë durim.

Është e domosdoshme të përgatitemi për vjeshtën pasi me siguri virusi do të na godasë, varet nga ne dhe tipologjia e virusit. Qeveria udhëhiqet nga një grup ekspertësh, janë vendimet e tyre që na udhëheqin. Në fundjavë njerëzit kanë tendencën të grumbullohen dhe këto përbëjnë një shqetësim për grupin e ekspertëve për transmetimin e virusit, por fatmirësisht nuk ka atë goditje si në javët pas 15 marsit.

Qytetarët duhet të kenë durim dhe të respektojnë masat. Ka kaluar faza e rrezikut, por nuk ka evidencë që virusi është zhdukur në Shqipëri, prandaj duhen respektuar masat e distancimit, më shumë ndoshta se edhe maskat.

Edhe nëse dalim pa maska duhet të respektojmë distancën. Strategjia ka të bëjë  me kurbën e infeksionit dhe COVID-it në Shqipëri. Psh. Durrësi, kemi fasoneri apo Kruja, në varësi edhe të situatave, duhet të rihapemi në mënyrë graduale. Nëse kalohet shpejt nga një fazë në tjetrën, bëjmë gabime dhe detyrohemi të kthehemi pas" tha ajo.

Kryeministri Rama tha dje se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese. "Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezonit të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona", tha Rama, por propozimi ka sjellë reagime të shumta.


Lajmi kryesor:

Gjebrea për Report Tv: Policia s'do përgjojë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët! Rikthimi i fundjavave pa makina në vjeshtë? Duhet një sqarim


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë