“Ne nuk e kemi fare problem KQZ. KQZ do ishte shumë mirë të ishte institucion siç e parashikon Kodi Zgjedhor, jo organizatë partie. Nëse Berisha e do, le ta mbajë. Kështu siç është përbën problem të madh për procesin, largqoftë të përfshihet në manipulim të rezultatit, pasi duhet të shohim përballje të regjimit në Tiranë me popullin shqiptar. Nëse duan të riformatojnë jemi gati nuk kemi kundërshtim”, tha kryesocialisti Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në autobuzin e Rilindjes, kryesocialisti u shpreh i gatshëm në një përballje debati me kreun e qeverisë, të cilin e konsiderojë si “kryeministrin në ikje”. “Ftesën për debatkryeministri e ka prej një viti, dhe spërdredhjet si ngjalë janë të kota. Shqiptarët meritojnë të ndjekin një debat mes kryeministrit të ikje që prej 8 vitesh po e rrënon Shqipërinë, dhe meje, me programin e Rilindjes. Mbetem unë që kryeministriti përgjigjet ftesës dhe ai nuk kas asnjë mundësi ti ikë kësaj ftese duke bërë barcaleta banale”, tha Rama.
ALEATËT
Lideri i së majtëve foli edhe për marrëdhëniet me aleatët e opozitës, ku duke i krahasuar me aleatët e djathtë, të cilët i quajti “lypës qokash”. “Ne aleatët i kemi real në kuptimin e forcave dhe personaliteteve që i drejtojnë nuk i kemi si aleatët e Saliut që janë lypës qokash. Duke qenë real bashkëjetesa jonë është bashkëjetesë në diversitet”, u shpreh kreu i PS.
RAMA DJE NE VLORE: ME VOTONI SI VLONJAT
Para mijëra të pranishmëve, përmes një mitingu të pazakontë e emocionues, kreu PS, Edi Rama është prezantuar dje në Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet. Dhe bashkë me të dhe 11 kandidatët e tjerë që përbëjnë skuadrën e Rilindjes për këtë qark. Një alternim i jetës së tij ndër vite të shfaqur përmes një dokumentari dhe premtimit për të qënë njësh me Vlorën, ka bërë që prezantimi i kryetarit të opozitës në garën për deputet pikërisht në qytetin e pavarësisë të jetë një risi më vete. Rama nuk ishte ndjerë asnjëherë aq i emocionuar, si para një provimi. Këtë e tha pikërisht njeriu i cili prej vitesh ka mbajtur shumë fjalime në salla të hapura e të mbyllura. Kreu i PS ka qënë shumë konkret, do t’ju kërkonte vlonjatëve votën për t’i përfaqësuar si deputet në Parlamentin që do të dalë në zgjedhjet e 23
qershorit, dhe për t’i dhënë vendit një qeverisje të majtë bashkë me koalicionin, me atë kryeministër.
Kam vënë emrin në Vlorë jo për t’ia bërë vetes më të lehtë por për të marrë mbi vete përgjegjësitë e përfaqësuar kryeqytetin e historisë e Pavarësisë së shqiptarëve”,
tha Rama duke dhënë përgjigje pse kishte vendosur të kandidonte si deputet në Vlorë. Ndërkohë dje ka premtuar se do ta shdërrojë në portin e Mesdheut dhe brenda mandatit të parë të bëjë sa s’është bërë në 20 vite të marra së bashku.
(sg/shqiptarja.com)