“Toleranca është një fakt për t'u përshëndetur me përulje”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa ka marrë pjesë në Simpoziumin “Roli i bektashinjve”. Shefi i qeverisë shqiptare tha se bektashizmi është çelës i artë i bashkëjetesës fetare. Rama tha se bektashinjtë kanë një kontribut të paçmuar për vendin dhe për këtë shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenar.
Në këtë aktivitet numri një i qeverisë shqiptare Rama njoftoi për ndërtimin e një parku në besimit në kryeqytet, kushtuar bashkëjetesës fetare, ku do të mbillen të gjitha lulet dhe bimët e përmendura në Kuran dhe Bibël, dy librat e shenjtë.
“Mu duk me vend dita për tu përcjellë idenë e ndërtimit në Tiranë të një parku të besimit. Një hapësirë publike e gjelbër e mbjellë me të gjitha lulet dhe bimët që përmenden në Kuran dhe Bibël. Në këtë park kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera dhe vizitorët e huaj, do të mund të gjejnë jo vetëm të gjitha krijesat e gjelbra të këtyre librave të shenjtë, por edhe imazhet që u bëjnë jehonë. Të gjithë duhet tu jenë mirënjohës komuniteteve fetare dhe bektashizmit. Mirënjohje të gjithëve”, tha Rama.
Fjala Ramës në simpoziumin Ndërkombëtar “Përvojat tolerante të bektashizmit dhe sfidat e tij brenda islamit tradicional”
Kryeministri tha se në kohën e pushtimit otoman, i gjithë bektashizmi u bë mburojë vëllazërore për të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se “shteti shqiptar nuk ka asnjë paragjykim dhe as përjashtim për këtë apo atë komunitet fetar”.
“Secili komunitet fetar përçon mesazhin dhe dëshminë e bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare. Ne, gjithnjë e më shumë kemi një krenari kombëtare dhe qytetare për bashkëjetesën fetare , po kjo krenari tejçohet edhe tek ata qytetarë që nuk janë pjesë e asnjë prej këtyre komuniteteve dhe e quajnë vetën ateistë”, deklaroi Rama.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në këtë aktivitet numri një i qeverisë shqiptare Rama njoftoi për ndërtimin e një parku në besimit në kryeqytet, kushtuar bashkëjetesës fetare, ku do të mbillen të gjitha lulet dhe bimët e përmendura në Kuran dhe Bibël, dy librat e shenjtë.
“Mu duk me vend dita për tu përcjellë idenë e ndërtimit në Tiranë të një parku të besimit. Një hapësirë publike e gjelbër e mbjellë me të gjitha lulet dhe bimët që përmenden në Kuran dhe Bibël. Në këtë park kushtuar bashkëjetesës, fëmijët, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera dhe vizitorët e huaj, do të mund të gjejnë jo vetëm të gjitha krijesat e gjelbra të këtyre librave të shenjtë, por edhe imazhet që u bëjnë jehonë. Të gjithë duhet tu jenë mirënjohës komuniteteve fetare dhe bektashizmit. Mirënjohje të gjithëve”, tha Rama.
Fjala Ramës në simpoziumin Ndërkombëtar “Përvojat tolerante të bektashizmit dhe sfidat e tij brenda islamit tradicional”Kryeministri tha se në kohën e pushtimit otoman, i gjithë bektashizmi u bë mburojë vëllazërore për të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se “shteti shqiptar nuk ka asnjë paragjykim dhe as përjashtim për këtë apo atë komunitet fetar”.