Rama: Parlamenti i Holandës
voton "PO" statusit të Shqipërisë

Rama: Parlamenti i Holandës<br />voton
TIRANE - Parlamenti i Holandës i ka thënë “po” statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ndërsa në sallën e Kuvendit kishin nisur debatet për aksionin në Lazarat, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se parlamentarët hollandezë kanë vendosur të mbështesin dhënien e statusit kandidat. 

“Është një moment i rëndësishëm që meriton një vëmendje të veçantë dhe një duartrokitje të vecantë sepse sapo parlamenti holandez ka kaluar mandatin për t’i thënë po statusit të Shqipërisë”, ka thënë Rama, e ndërsa të paktën në këtë rasut si opozita dhe mazhoranca janë bashkuar ne duartrokitje. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha e ka përshëndetur këtë moment. 

“Përshëndes parlamentarët holandezë dhe miqtë e shquar të Shqipërisë, kryetarin e Senatit të Holandës i cili është avokat i shëklqyer i interesave të shqitparëve por edhe të gjithë parlemntarët e tjerë si dhe kryeministrin, një njeri me integrittet të lartë serioz i cili me guxim dhe kurajo tha se Shqipëria meriton statusin dhe kjo është bindja jonë më e thellë”, ka thënë Berisha. 

Holanda ishte një nga 5 vendet skeptike të BE që në muajin dhjetor bllokoi statusin për Shqipërinë. Ditë më parë qeveria holandeze në një letër dërguar Parlamentit kombëtar thekosnte se mbështet raportin e Komisionit Europian për vendin tonë.

“Bazuar në qasjen holandeze strikt dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013. Qeveria vë në dukje se që në dhjetor 2013, një shumicë e madhe e vendeve anëtare ishin mbështetës të dhënies së statusit të vendit kandidat”, thuhet në letër.

Qeveria holandeze përmes kësaj letre të ministrit të saj të Jashtëm, i ka vënë në dispozicion Parlamentit të saj gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret dhe vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave të cilat thotë se janë në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hapja e negociatave është ende larg.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç