Rama për 'Der Spiegel': Ne jemi si afganët, por 'afganët' e Europës! I mikpritëm se kemi nderin e shqiptarit, por s'do jemi vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE

Rama për 'Der Spiegel': Ne jemi si afganët, por 'afganët' e Europës! I mikpritëm se kemi nderin e shqiptarit, por s'do jemi vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE

Kryeministri Edi Rama

Mikpritja mbetet një nga vlerat karakterizuese të Shqipërisë, e për rrjedhojë vendi ynë e ka të pamundur që të refuzojë miqtë. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për gazetën gjermane ”Der Spiegel”, ku flet për strehimin e qindra refugjatëve nga Afganistani. Rama thotë se shqiptarët e dinë shumë mirë se çdo të thotë refugjat, sepse ne jemi si 'afganët e Evropës', duke e lidhur këtë shprehje me eksodin e mijëra shqiptarëve në drejtim të Italisë në vitet '90.

"Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës. Vendi ynë ishte plotësisht i izoluar nën regjimin e Enver Hoxhës. Te pika e kthesës, të gjitha institucionet u rrëzuan dhe vendi ishte si në luftë civile. Në atë kohë shumë anije u mbushën me njerëz dhe u nisën drejt Italisë. Ne e kemi përjetuar të qenit refugjatë", tha Rama.

Ndërkohë, për faktin se Shqipëria nuk ka pranuar të hapë qendra pritjeje për refugjatët në llogari të BE-së, Edi Rama është shprehur se ne nuk donim  të shndërroheshim në një vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga unioni.  

I pyetur për synimin e Shqipërisë për t'u antarësuar në BE, pasi ende nuk ka një datë për hapjen e konferencës ndërqeveritare, kryeministri thotë se nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realist. Madje, ai shton se Evropa shërben si një model për ne, pasi mësojmë sesi të ndërtojmë një shtet demokratik dhe transparent.

"Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik", u shpreh Rama.

Për largimin e 'gruas së hekurt' nga drejtimi i Gjermanisë, Rama thotë se Angela Merkel do të nga mungojë, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

Intervista e plotë:

SPIEGEL: Vendi juaj është bërë shtëpia e afganëve, të cilët kanë ikur kur talebanët morën përsëri pushtetin, në mes të gushtit. Sa janë dhe sa do të qëndrojnë?

Edi Rama: Tani ka rreth 1 000 afganë dhe amerikanët po sjellin akoma. Ne mund të marrim deri në 4 000 afganë. Këta njerëz ishin përballë talebanëve dhe u shërbyen trupave të NATO-s, për shembull si përkthyes. Ne nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ata do të qëndrojnë derisa të marrin viza për në SHBA. Procedurat do të marrin shumë kohë.

SPIEGEL: Shqipëria nuk është vendi më i madh dhe më i pasur në Evropë. Si ndodhi që u arrit deri në këtë pikë?

Edi Rama: Fillimisht u futëm nga organizatat joqeveritare për t’u dhënë ndihmën afganëve. Ne thamë menjëherë ”po” sa na u kërkua nga qeveria amerikane. Ata ishin nën presion sepse kishte vetëm disa vende që donin të merrnin refugjatë.

SPIEGEL: Pse Shqipëria ra dakord?

Edi Rama: Ne nuk mund të kishim refuzuar! Kodi i nderit i shqiptarit vjen që nga Mesjeta. Mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vërtetë edhe sot. ”Shtëpia juaj i përket Zotit dhe mikut”, thotë ky kod nderi. Kjo nuk është vetëm për atë mik që ju ftoni, për të të gjithë ata që ju trokasin në derë. Tradicionalisht për ne e pamundur të refuzosh ndokënd. Kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria ishte vendi i vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që kishte më shumë hebrenj se para fillimit të saj.

SPIEGEL: A do të thotë kjo se edhe popullata e mbështet atë? Vendimi për të marrë mijëra afganë?

Edi Rama: Ne jemi të ndarë për gjithçka në Shqipëri dhe ndonjëherë nuk pajtohemi edhe për faktin se sa është ora. Por, partitë tona nuk ndryshojnë në këtë çështje. Ne kemi pasur gjysmë milion refugjatë të regjistruar gjatë Luftës së Kosovës. Në vitet e fundit më shumë se 3 000 iranianë erdhën tek ne, anëtarë të opozitës të cilët ishin persekutuar brutalisht. Ne jemi si afganët, por afganët e Evropës. Vendi ynë ishte plotësisht i izoluar nën regjimin e Enver Hoxhës, madje as pjesë e Traktatit të Varshavës. Te pika e kthesës, të gjitha institucionet u rrëzuan dhe vendi ishte si në luftë civile. Në atë kohë shumë anije u mbushën me njerëz dhe u nisën drejt Italisë. Ne e kemi përjetuar të qenit refugjatë.

SPIEGEL: Në vendet e tjera evropiane politikat e migrimit janë shumë të diskutueshme, ekziston frikë nga refugjatët që janë karburanti i partive populiste të krahut të djathtë. Pra, a janë shqiptarët imunë ndaj pakënaqësisë?

Edi Rama: Hapja jonë është një trashëgimi e madhe dhe të shumtë duhet të jenë ata që duhet të marrin prej saj. Edhe ne jemi një vend anëtar i NATO -s, vetëm se kontributi ushtarak i Shqipërisë nuk është i madh. Por, shumë besojnë se ne mund të ndihmojmë ndryshe. NATO është një bashkësi vlerash. Ne thjesht nuk mund të kthejmë shpinën në këto momente. Është tronditëse se si ekstremi i djathtë po dikton sot debatin lidhur me emigrantët në shumë vende, veçanërisht në ato të pasura.

Spiegel: Deri në vitin 2018 nën qeverisjen tuaj, Shqipëria nuk ka pranuar të ndërtojë qendra pritjeje të refugjatëve për llogari të Bashkimit Evropian. Përse i keni thënë “jo” kësaj?

Edi Rama: Ne nuk donim të shndërroheshim në një vend grumbullimi për refugjatët e padëshiruar nga BE-ja. Përndryshe ne do të duhej të viheshim në shërbim të një politike antiemigracion të vendeve vërtetë të pasura. Nuk e donim këtë.

SPIEGEL: Shqipëria synon prej kohësh që të anëtarësohet në BE, por pa shënuar progres në këtë. A jeni të zhgënjyer?

Edi Rama: Nuk jemi të zhgënjyer, por jemi bërë më realistë. Ne e kemi idealizuar BE-në, ne vazhdojmë të jemi një ndër vendet më pro europiane në kontinent. Por, sot e dimë më mirë se si funksionon BE-ja. Ne mësojmë nga Europa si të ndërtojmë një shtet transparent dhe demokratik. Europa zotëron dijen dhe na e siguron këtë. Edhe kjo është një vlerë në vetvete. Anëtarësimi të ndodhë kur të ndodhë. Është krejt e qartë për mua: ne ishim të fundit që hoqëm dorë nga idea e komunizmit dhe do të jemi po të fundit që do të heqim dorë nga ideja e Evropës. Dikush mund të vërë në dyshim Vatikanin, por jo Zotin. Ideja e një Evrope të bashkuar është Zoti.

SPIEGEL: Sot, mbi të gjitha, ju jeni në favor të një afrimi më të madh me SHBA-në. Çfarë lloji marrëdhënieje do të dëshironit të kishit me SHBA-në? Atë të një partneriteti të veçantë, për shembull? Shumë vende të tjera që kanë vështirësi me BE-në do të kishin ëndërruar për këtë.

Edi Rama: Gjatë periudhës së komunizmit na thuhej që SHBA ishte mishërim i së keqes. Por ne u bëmë adhurues të Amerikës. Shqiptarët janë sot më pro-amerikanë se sa vetë teksanët. Fatmirësisht, s’jemi të detyruar të zgjedhim mes SHBA-së dhe BE-së. Ne duam marrëdhënie të mira me të dy.

SPIEGEL: A do t’ju mungojë Angela Merkel, e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për Ballkanin? Presidenti francez, Emmanuel Macron, për shembull, madje i bllokoi bisedimet e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit.

Edi Rama: Emmanuel Macron është shumë herë më i ndershëm sesa shumë politikanë të tjerë, të cilët fshihen pas premtimesh të bukura. Ishte Merkel ajo që i shpëtoi nderin kontinentit në atë kohë. Evropa do ta kishte humbur shkëlqimin e moralit të saj, nëse do të na kishte mbyllur kufijtë. Merkel do të na mungojë së tepërmi, pasi ajo kishte një vizion për Ballkanin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 08/10/2021 02:53

    Sa i zgjuar ne injorancen e tij. Jemi afgane, thote, te Evropes. Po mire o gamor, veteten si taleban e shef, me gjith karagjozet e tjere perreth???

    Përgjigju
  • Iris: 08/10/2021 00:38

    Mos bej krahasime koti.Me perjashtim te atyre qe u futen ne ambasada,te tjeret iken thjesht per jete me te mire,por ne nje kohe qe gjerat po ndryshonin,ata ishin emigrante ekonomike;kurse afganet po ikin per shkak te regjimit,pra jane refugjate regjimi e lufte dhe jo emigrante ekonomike.S.d.q,po u futem ne BE,do te jemi te detyruar te pranojme si emigrante ekonomike,si refugjate luftrash e regjimesh,thjesht sepse keshtu jane rregullat e BE,pergjegjesia per te shperngulurit dhe ardhacaket nga cdo vend e per cdo arsye, ndahet mes anetareve te BE.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 07/10/2021 20:09

    Po bëhet bajat me këto krahasime. Mbeti duke i rënë fyellit ne një vrimë. Është katandisur si ata kalamajtë, që, po t'u thuash mos e bëj më këtë, ata e bëjnë mē shumë për të mbetur në qendër të vëmendjes.

    Përgjigju
  • Aida: 07/10/2021 19:01

    Po ca lidhje kemi ne me afganet o psikopat?

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/10/2021 17:57

    Kto qendrimet e Rames kohet e fundit…sikur spo ja var kush ne BE. Fatkeqesi per Shqiptaret qe vazhdojme te qeverisemi nga manjake pushteti dhe jo profesioniste te fushes.

    Përgjigju
  • tttt: 07/10/2021 17:35

    vazhdo experimento o Ramam... e ke bere shqiperine si telajo. po nuk je as piktor se hajde dhe e hanim ... zoti e shpetofte ate cope toke ...

    Përgjigju
  • Arbër: 07/10/2021 16:32

    Nëse ti je normal atëherë e tërë Shqipëria është qmendur...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë