Rama për ‘France 24’: Ne duhet ta marrim dritën jeshile nga Brukseli! Dënimi i Llallës dhe politikanëve, sinjal i mirë! Shqipëria 'betejë' për reformimin e sistemit të drejtësisë

Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.

" Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit"

Rama ka deklaruar se Shqipëria është përfshirë në një "betejë" për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, sipas tij kjo një shenjë e ardhjes së një "demokracie funksionale". Kryeministri ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa i pyetur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e ka quajtur një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.

“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta. Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet", nënvizoi kryeministri.

Kreu i qeverisë ka folur për procesin e integrimit, përballjen me pandeminë, zgjedhjet, si dhe për luftën kundër korrupsionit. Mes të tjerash kryeministri u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nënvizoi se u njohën nga OSBE/ODHIR-i.

“Kemi pasur raporte të OSBE-së dhe ODIHR-it, që janë mjaft të qarta rreth integritetit të fushatës, integritetit të zgjedhjeve, por sigurisht me gjëra për t’u përmirësuar. Lidhur me këtë fakt, jam shumë i kënaqur që ju më pyesni, sepse kam parë që ka pasur artikuj surrealë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale konfidenciale që kanë dalë, por bëhet fjalë për të dhëna të organizatave të partive, por që nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të Gjendjes Civile. Së pari, Regjistri i Gjendjes Civile ka qenë i publikuar në internet që prej disa vitesh. Së dyti, doja të shpjegoja se në kartën tonë të identitetit, numri i gjendjes civile nuk përfaqëson asnjë të dhënë për personin. Është vetëm një numër identiteti për të përdorur këtë kartë në shërbimet publike, por nuk ka të dhëna sensitive", tha Rama.

Po ashtu Rama vlerësoi vendimin e BE për të hapur dyert për shqiptarët, duke e kosideruar vendin tonë të sigurtë sa i përket pandemisë.

"Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qënë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjën e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve. 

Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qënë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojme me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinohëshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë".

Një pjesë nga intervista:

Pyetje: Mirëdita, në intervistën e sotme në Francë 24 do të flasim për Shqipërinë, një vend i Ballkanit me 2,8 milionë banorë dhe një diaspore prej dy milionë në Europë, që shpreson hapjen zyrtare, javën e ardhshme, të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, të bllokuara për një kohë të gjatë. Kemi të ftuar sot kryeministrin e saj socialist, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, mirëserdhët në Paris, që ju e njihni mirë pasi ju keni studiuar këtu për Artet e Bukura. Ju keni fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për të tretën herë rresht, që është një rekord për një vend ish-socialist që hyri në pluralizëm në vitin 1991 dhe në një kuadër tensionesh politike shumë të forta. Do të flasim për këtë, por do të fillojmë me menaxhimin nga ana juaj të krizës së COVID-it; Së fundmi, ambasadorët e 27 vendeve dhanë miratimin për përfshirjën e vendit tuaj në territorin e tij ku edhe udhëtarët e pavaksinuar mund të pranohen. A planifikojnë bashkëqytetarët tuaj të udhëtojnë shumë ?

Edi Rama: Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qënë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjën e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve.

Pyetje: Vaksinimi juaj nuk është plotësisht masiv, jeni në shifrat e 50% për të vaksinuarit me dy doza. Cilat vaksina përdorni ju në Shqipëri dhe a mendoni se vendet europiane kanë qenë mjaft solidare me ju dhe ju kanë ndihmuar për sa u përket vaksinave.

Edi Rama: Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qënë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojme me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinohëshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë.

Pyetje: Ju jeni vaksinuar tashmë, cilën vaksinë keni bërë?

Edi Rama: Unë personalisht kam bërë Pffizer, por ne në Shqiperi i kemi të katërta, Pffizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik.

Pyetje: Me kinezen apo rusen, cilëndo vaksinë qoftë, së fundmi ju u keni hapur plotësisht dyert turistëve. A nuk jeni të shqetësuar se mund të riinfektoni vendin?

Edi Rama: Siç e thashë, ne patëm një sukses të madh me ecurinë dhe praktikisht bashkë me Islandën, sipas statistikave të fundit, jemi vendi me nivelin 1 të riskut. Që prej disa muajve tashmë, njerëzit në Shqipëri mund të hyjnë dhe të dalin pa detyrimin e testit, pa maska. Maskat nuk jane më të detyrueshme që prej disa muajve tashmë. Ato mbahen akoma në ambientet e mbyllura, por nuk ka probleme dhe masa që i detyrojnë qytetarët të mos jenë të lirë.

Pyetje: Ju shpresoni hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Është e vërtetë se ka pasur një bllokim nga ana e Francës, por ai është hequr. Parlamenti holandez miratoi vlerësimin e Brukselit për vendin tuaj lidhur me hapjen e negociatave. A shpresoni ju se kjo do të arrihet në samitin e ardhshëm, më 24 e 25 qershor ?

Edi Rama: Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit.

Pyetje:  I akuzuar për vjedhjen e të dhënave personale të një milion zgjedhësve përpara këtyre zgjedhjeve parlamentare, që mund të ishin pak a shumë kontrolluar, zbuluar, shpërndarë, me frikën e një rikthimi të kontrollit si në kohën e komunizmit ?

Edi Rama: Jo, gjatë fushatave që ju përmendët dhe pas rezultateve të tri zgjedhjeve tashmë, kemi pasur raporte të OSBE-së dhe ODIHR-it, që janë mjaft të qarta rreth integritetit të fushatës, integritetit të zgjedhjeve, por sigurisht me gjëra për t’u përmirësuar. Lidhur me këtë fakt, jam shumë i kënaqur që ju më pyesni, sepse kam parë që ka pasur artikuj surrealë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale konfidenciale që kanë dalë, por bëhet fjalë për të dhëna të organizatave të partive, por që nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të Gjendjes Civile. Së pari, Regjistri i Gjendjes Civile ka qenë i publikuar në internet që prej disa vitesh. Së dyti, doja të shpjegoja se në kartën tonë të identitetit, numri i gjendjes civile nuk përfaqëson asnjë të dhënë për personin. Është vetëm një numër identiteti për të përdorur këtë kartë në shërbimet publike, por nuk ka të dhëna sensitive.

Pyetje: Brukseli e konsideron luftën kundër korrupsionit një nga kushtet për anëtarësimin tuaj në BE dhe ky sektor prek vetë sistemin e drejtësisë. Një ish-kryeprokuror shqiptar është dënuar me dy vjet burg për korrupsion. Nëse gjykatësit janë të korruptuar, atëherë po kërkohen gjyqtarë me integritet në Shqipëri? 

Edi Rama: Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta. Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Todi: 20/06/2021 22:24

    E nisin te gjithe nga Llalla. Porse harrojne se Sajmir Tahiri, ministri i brendshem i denuar per lidhje me trafikun e droges dhe kanabizimin e vendit, eshte treguesi me domethenes i qeverisjes kriminale te neokomustit te fundit te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë