Rama:Për herë të parë prej 24 vitesh
në Shqipëri kontrolli falas i shëndetit

Rama:Për herë të parë prej 24 vitesh<br />në Shqipëri kontrolli falas i shëndetit
TIRANË - Premtimi i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për të bërë falas kontrollin e shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë, do të bëhet realitet.
 
Njoftimi është bërë nga vetë kryeministri përmes një publikimi në profilin e tij social në Facebook. Rama shkruan se të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç kanë mundësinë të bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë.
 
Për kryeministrin, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi shëndetësor do të zotërojë një bazë të dhënash për shëndetin e popullatës së çdo individi.
 
Ja postimi i Ramës në Facebook:
 
"NJË TJETËR HAP STRATEGJIK DREJT RILINDJES QË DUAM
 
Nis, për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë! Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t'i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor", shkruan Rama./Shekulli/
 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie