Rama 'përdor' misionin e Friedrich Ebert për të dhënë mesazhe politike: Mbajti bashkë koalicione të pamundura! Shpresoj për një bashkëpunim të mundur dhe në vendin tonë

Mesazhe bashkëpunimi për qëllime përtej kufijve të partive, ishte ky mesazhi që kryeministri Edi Rama i dërgoi aktorëve politikë në vendin tonë, duke 'shfrytëzuar' misionin e Friedrich Ebert në 30-vjetorin e Fondacionit gjerman me të njëjtin emër në Shqipëri.

Rama tha se Friedrich Ebert e shfrytëzoi kohën e tij në politikë, duke u përpjekur të mbante bashkë koalicione të pamundura, teksa tha se shpreson për një koalicion të mundur dhe në vendin tonë.

"Ka një koincidencë interesante që ne jemi për të celebruar një përvjetor të fondacionit Friedrich Ebert. Ai ishte personazhi jashtëzakonshëm, simbol i partisë socialdemokrat e gjermane, i cili ishte një këpucar që arriti të ngjitej deri në majat e politikës Gjermane si president dhe kohë e tij në politik e  gjithë kohën e tij në detyrë e shpenzoi duke u përpjekur të mbajë bashkë koalicione të pamundura. Ndërkohë këtu u fol për një koalicion që unë shpresoj të jetë iu mundur dhe të ndodhë ashtu siç dëshirojnë miqtë tanë në kohën e paraparë prej tyre. Fondacioni meriton vërtetë mirënjohje e respekt dhe vëmendje të posaçme në këtë udhëtim 30-vjeçar ku ka qenë i pranishëm duke na shoqëruar me atë dije që është e jashtëzakonshme që vjen nga vetë historia e socialdemokratëve në Gjermani. Kur hymë, të parët që takuam ishin rivalët e fondacionit, përfaqësuesit e fondacionit Konrad Adenauer që ishin të ftuar. Pavarësisht se dy fonacionet përfaqësojnë dy parti që janë në  pozicione të kundërta politike, janë një shëmbëlltyrë shumë inspiruese e bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta dhe për motive që i kapërcejnë kufijtë e partive", tha Rama.

E pavarësisht ftesës për bashkëpunim që i drejtoi partive politike në vend, Rama tha se ka ende punë për të bërë për të arritur në pikën që kundërshtarët politikë, të jenë rivalë dhe jo armiq.

"Ajo që vlen të kujtohet si mësim nga shembulli i madh i Gjermanisë, është që cilësia e demokracisë, si cilësi bashkëjetese mes të ndryshmëve, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Në këtë aspekt ne kemi shumë rrugë për të bërë ende pasi na është dashur kohë e gjatë dhe do na duhet kohë jo e shkurtër për të arritur në pikën që kundërshtarët politikë të jenë rivalë dhe jo armiq", theksoi Rama.  

Nuk është kjo hera e parë kur Rama shtrinë dorën e bashkëpunimit, pasi edhe më herët i ka bërë ftesë PD-së që të bashkëpunojnë për realizimin e reformave të domosdoshme për të çuar vendin përpara. Frymë pozitive Rama ka treguar edhe për propozimet e PD për ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve, duke u shprehur i gatshëm të futet në diskutime.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
30-vjetori i Fondacionit 'Friedrich Ebert', Rama: Jemi 'dhëndër' në tentativë për në BE! 'Ballkani i Hapur' e ardhmja, nuk kemi kohë për të humbur

I pranishëm në 30-vjetorin e fondacionit gjerman i Fondacionit 'Friedrich Ebert' në Shqipëri, u ndal edhe te procesi i hapjes së negociatave në BE. Rama tha se vendi ynë është 'dhëndër në tentativë' për t'u anëtarësuar, por theksoi se ky nuk është proces për të humbur fokusin për ta çuar vendin përpara.  

"Ky është një proces ku nuk duhet ta humbim fokusin nga fakti që jemi në këtë proces jo se na e kanë imponuar të tjerët, por që e ka zgjedhur populli vetë për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes së bashkuar europiane. Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se kemi bërë. Të bëjmë më shumë se bëmë dje, pavarësisht se çfarë vendimesh merren në Bruksel, apo stër-stër kushtesh shfaqen deri në Bullgari. Këto janë të ndara me njëra tjetrën. Kjo është zgjedhja jonë dhe detyrimi ynë. Ky është borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. Pavarësisht se çfarë statusi kemi. Nëse quhemi kandidat. Ka vite që jemi kandidatë dhëndurë në tentativë të familjes europiane. Prej disa vitesh dhëndurë në tentativë me BE", tha Rama.

Për iniciativën 'Ballkani i Hapur", Rama u shpreh se është ideja e duhur në kohën e duhur, duke shtuar se për Rajonin nuk ka mundësi tjetër veçse shtetet  të hapen me njëri-tjetrin

"Ballkani i hapur është ideja e duhur në kohën e duhur, të gjithë do ta përqafojnë, ne nuk kemi kohë për të humbur. Kjo është e ardhmja s'ka asnjë mundësi tjetër veçse të hapemi  me njëri tjetrin", u shpreh kryeministri.   

 

J.SH./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar