Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e policisë së Shtetit për arrestimin e zjarrvënësve në vendin tonë.
Rama thotë se zjarrvënia është një krim barbar të cilin Kodi Penal i Shqipërisë parasheh dënime deri në 15 vjet burg. Një falënderim e pati edhe për Agjencinë e Mbrojtjes Civile.
“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.
Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre.”- thotë Rama.
Policia e Shtetit ka arrestuar një sërë zjarrvënësish në të gjithë territorin Shqiptar. Kryeministri Rama ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit të marrin dënimin siç e parashikon Kodi Penal Shqiptar pasi pasojat e vetë akti janë shumë të rënda. Kjo ka qenë një ndër thirrjet e para të Ramës pas mbledhjes me kabinetin qeveritar 48 orë në Tepelenë ku u përgatit plani për sezonin e ri në shtator.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.9%
-
Të gabuar
37.5%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti/ Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, ngjitet me 6 vende krahasuar me vitin 2025
19 Mars, 09:55
-
Pazari i Krujës, mozaiku i ngjyrave e traditave që tërheq vizitorët çdo ditë
19 Mars, 08:09
-
Rritja e çmimit të naftës, Braçe denoncon sërish: Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu
18 Mars, 22:34
-
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran
18 Mars, 21:02
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben ndërtimet pa leje në Shkodër
18 Mars, 16:18
-
A do i bashkohet garës për kryetare të PD-së? Kuçana për Report TV: S’kam ambicie! Keqardhje që Partia Demokratike s’ka figura të konkurrojnë Berishën
18 Mars, 16:11
-
Krijimi i kompanisë shqiptaro-arabe Alb Trace, Rama: Do të gjurmojë naftën, kur futet në port dhe atë që del në kufi
18 Mars, 15:44
-
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, më 24 mars faza e intervistimit për 14 aplikantët
18 Mars, 14:57
-
‘Në Shqipëri s’ka oligarkë’, Rama: Kush e thotë, s’është çliruar ende nga propaganda komuniste
18 Mars, 14:26
-
Pr.ligji i ri për rezervën e hidrokarbureve, Rama-furnizuesve: Studiojeni, jepni opinionet tuaja në takimin me ministrat
18 Mars, 14:21
-
Rama takim me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit e moderuar, më mirë fitim të ulët, se Bordin në kurriz! Nuk ka rishikim të taksës së qarkullimit
18 Mars, 13:33
-
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Kryetari i parlamentit izraelit përgëzon Ramën: Udhëheqja juaj shembull për komunitetin ndërkombëtar
18 Mars, 12:45
Mbase vene mend dhe te kujtohen mire te tjeret kur te kene te njejtat qellime. Por veshtire se denohen keta minjte e vegjel zjarrevenes, bejne dallavere prokuroret dhe gjyqtaret neper rrethe. Jo vetem digjet prona publike qe do dekada te zvendesohet, por demi eshte edhe miliona lek shpenzime per te shuar zjarret.
PërgjigjuTe mos tolerohen fare
PërgjigjuEshte vendim shume i drejte
Përgjigju15 jane pak , 25 ti denojne
PërgjigjuJu lumt asnje lloj tolerimi per personat qe bejn keto lloj gjerash
PërgjigjuDenim maksimal per cdo zjarrvenes
PërgjigjuTurp per qytetaret qe i vene zjarrin vendit per interesat e tyre personale
PërgjigjuBravo qeveria Rama per punen e bere! Nje skuader e cila vendos drejtesi ne vend, dhe cdokush do te marri denimin e merituar!
Përgjigju