Rama përgëzon Policinë e Shtetit: Për 6 muaj ruajtën rendin dhe sigurinë përballë protestave të dhunshme të opozitës (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se viti që lamë pas ka qenë një vit model për Policinë e Shtetit. Rama solli në vëmendje sfidën e policisë për të ruajtur rendi dhe sigurinë për 6 muaj përballë protestave të dhunshme të opozitës.

"Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale, që tanimë janë të siguruara, do të vendoseshin si të gjitha forcat e të tjera të elitës edhe forcat RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse. E pikërisht janë rezultat mbresëlënëse që ne presim të shtohen falë forcave RENEA, forcave speciale, por dhe në përgjithësi falë edhe Policisë së Shtetit. Lamë pas një vit domethënës për Policinë e Shtetit, një vit tejet i komplikuar dhe në njëfarë mënyre i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër me ndonjë aspekt, gjatë të cilit, sidoqoftë, të gjithë treguesit kryesorë të kriminalitetit dhe të veprave të rënda penale njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht nga disa drejtime dhe në kushtet e një xhungle informacioni krijohet hera-herës përshtypja tejet e gabuar mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që, faktet flasin më së miri për rënien e vazhdueshme të treguesve kryesorë të kriminalitetit. Nga ana tjetër, faktet flasin për një rritje domethënëse të zbulueshmërisë së krimeve nga Policia e Shtetit. Jemi të vetëdijshëm se lufta me krimin është një luftë që nuk mbaron asnjëherë dhe matet thjesht e vetëm me raportin e forcës përmes fakteve e shifrave mes shtetit dhe krimit. Ky raport në gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit e duke ulur forcën e krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasuar, me vitin 2018, u shumëfishuan asetet e sekuestruara, mbi 60 milion euro vetëm në 2019-ën, u rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj të gjitha veprave të rënda, apo më pak të rënda penale, vijoi procesi i përafrimit të standardeve me policisë simotra të vendeve europane, u hap rruga për herë të parë në policinë e shtetit për studentë ekselence dhe u forcua më tutje struktura e bazuar mbi meritokracinë në procesin e rritjes në detyrë në Policinë e Shtetit, u aplikuan për herë të parë metoda të reja kundër krimit, përfshirë edhe krimin kibernetik dhe siç evidenton edhe raporti i vitit 2018, u rrit niveli i sigurisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut dhe të mos e harrojmë, falë Policisë së Shtetit, jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia gjatë 6 muajve marramendës të protestave të dhunshme të opozitës, por u shfaq në sytë e të gjithë opinionit publik vendas dhe gjithë atyre syve të interesuar jashtë Shqipërisë fytyra e një Policie Shteti profesionale dhe proporcionale në raport me protestën përtej të gjithë vështirësisë së jashtëzakonshme në të cilën u vunë trupat e Policisë së Shtetit si rezultat i provokimeve të pambarimta të bëra nga palët demonstruese. Vazhdoi rinovimi i flotës së automjeteve dhe i bazës materiale të Policisë së Shtetit së bashku me repartet e specializuara si RENEA.", tha Rama


Lajmi kryesor:

Inaugurohet 'shtëpia' e re e RENEA-s në Yzberisht! Rama paralajmëron sulmin kundër KÇK: Paketa po konsultohet me SHBA-BE (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani