Lulzim Basha thotë se Edi Rama po bën çdo loj të pisët vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen nga situata e koronavirusit. Me anë të një njoftimi në rrjetin social 'facebook' kreu i Partisë Demokratike shton se sot ishte në një vizitë tek një fasoneri në Kombinat, ku pati një bashkëbisedim me një punonjës, me të cilin folën se si të dalin nga kriza.

"Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI,"-shkruan Basha.