Rama podcast 3 fituesit e Global CyberDrill 2024: Batalioni special për mbrojtjen e Shqipërisë nga sulmet kibernetike

Në episodin e radhës të Podcast Flasim, kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

Bëhet fjalë për Franc Zylyftarin, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshin e Ilir Daka, të dy ekspertë nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Duke folur për eksperiencën në garë, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike, Ilir Daka tha se u përpoqën që të gjenin pikat kyçe dhe të zgjidhnin me ushtrimet me shpejtësi.

‘Kur pamë Shqipërinë në krye, thua çfarë mund të bëj më tepër. Ishte pjesa që filluam dhe kërkuam brenda vetes. Duke gjetur pikat kyçe në arritëm që të zgjidhim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi. Unë kam 13 vite në tregun privat. Vjen një moment dhe mendon, po eci mirë, por mendova a ka ndonjë gjë që mund të bëj që të lë shenja. ’- tha Daka.

Franc Zylyftari tha se me triumfin, treguan se kanë marrë njohuritë e duhura dhe zotërojnë eksperiencën për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike. Zylyftari foli po ashtu për ofertat në rritje, por nënvizoi se nuk ka kënaqësi më të madhe se të përballesh me kërcënimet e jashtme që duan ti bëjnë dëm shtetit shqiptar.

‘Impakti që u listuam të parët tregoi se kemi marrë njohurinë e duhur dhe zotërojmë eksperiencën e duhur. Ishte dinamike. Impaktin e kuptuam vetëm duke u kthyer rrugës për në Shqipëri. Gjatë ushtrimit vlerësimet ishin të ndryshme. Ofertat mund të vinin, por ka ideale akoma më të forta, unë jam familje Dëshmorësh. Jo vetëm ideali por edhe trajnimi është shumë i mirë. Gjykoj se nuk ka kënaqësi më të madhe se të përballesh me kërcënimet e jashtme që duan ti bëjnë dëm shtetit shqiptar.’- u shpreh Zylyftari.

Adriano Lleshi u shpreh se ishte pasioni që kishte për sigurinë kibernetike që e shtyu të bëhej pjesë e AKCESK. Lleshi tha se kjo i bëri të mundur, qasjen e idealeve si të ruajmë autoritetin tonë.

‘Pasioni që kam për sigurinë kibernetike. Duke mbaruar dhe shkollën për Tekonlogji infromacioni, në mbyllje të masterit aplikova për pjesën e programit të praktikave. Fitova kontratë 1-vjeçar e pranë AKCESK. Më bëri të mundur qasjen e idealeve si mund ta ruajmë autoritetin tonë. Është një adrenalinë e madhe duke parë dhe dinamikën që kemi, pasi nuk e di me cilët aktore ndeshesh. Ne jemi në evoluim gjatë gjithë kohës. Kjo më motivon shumë. Shumë oferta në vijnë por është një që gjë që limitohesh tek gjurmimi i autoreve.’- u shpreh Lleshi.

‘Batalion Special’ e konsideroi Rama, grupin e AKSHIT-AKCESK, që i bëri ballë sulmit kibernetik të Iranit ndaj sistemeve tona.  Nga ana e tij kryeministrin Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për këtë sektor.

‘Është luftë globale që zhvillohet në heshtje, por që është një kryqëzim i vërtetë zjarri në hapësirën e internetit, me të cilën e gjithë bota sot është e ndërlidhur, dhe ku shtet, grupet e terrorit kibernetik janë përditë e më aktiv”, tha Rama.

Këtë ritëm do të mbajmë, do ta bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg sepse është e vetmja mënyrë të kemi aty talentet më të mira, njerëzit më të motivuar dhe forcën më efektive në llogore. Kjo është realisht një luftë e jashtëzakonshme dhe shumë stresuese. Është 24 orë me sytë aty dhe në çdo moment mund të të rrëshqasë terreni dhe digjesh.’- tha Rama.

Shqipëria triumfoi në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet çdo vit nga komuniteti global, në menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike. Eventi i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë  Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, hyri në librin Guiness, për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse. Me qëllim bashkimin e Autoriteteve dhe Agjencive Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota, eventi konkurrues shërben për të vlerësuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Sulmi kibernetik nga Irani, eksperti: Ishte shkatërrues, synonte të paralizonte jetën e qytetarëve! I ngjashëm me sulmet ruse në Ukrainë

 

Franc Zylyftari e ka krahasuar sulmin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë nga Irani, në verën e vitit 2022, si sulmet luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Zylyftari tha se sulmi ishte me mision shkatërrues dhe se synonte të paralizonte jetën e qytetarëve Shqiptar. Eksperti u shpreh në Podcast me Ramën, se ekipi bashkë me ndihmën e aleatëve arriti ta zmbrapsë.

‘Kam qenë pjesë e ngushtë e ekipit, me duhet të pranoj se ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Konstatuan se dëmi nuk doli me sukses, ishte një copëz e vogël nga dëmi që kërkonin të bënin. Ishte luftë shumë e egër. AKSHI-i ishte traget i aktorëve të sponsorizuar shtetëror.

Sulmi që Shqipëria u godit në atë kohë ishte me mision kibernerik shkatwrrues. Dëmi të përkthehej në paralizimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Ndihemi mirë që evituam një sulm të tillë.’- tha Zylyftari.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë