TIRANË – Në kohën kur Shqipëria është në pritje të statusit kandidat dhe politika është në kulmin e angazhimeve të saj, kreu i Qeverisë kthen sytë herë pas here nga aksioni për pastrimin e territorit e veçanërisht të plazheve, ku ka angazhuar edhe ushtrinë.
 
Pasdite Kryeministri ka gjetur kohën të postojë në Fb, pamjet më të fundi që i kanë ardhur nga terreni, ku tregohen jo plazhe të bukur turistikë, por male mbeturinash që po hiqen me ekskavatorë nga plazhet. Ndërsa pamjet flasim vetë, ai shkruan:

"Vijon puna intensive për Shqipërinë turistike me plazhe të pastra, pa plehra e pa mushkonja.

Energjitë për transformimin rrënjësor të plazheve kësaj here u fokusuan në hapësirat e mrekullueshme të Dhërmiut, Jalit, Zvërnecit, Plazhit të vjetër në Vlorë e Ksamilit, të cilat ishin mbytur nga plehrat në të katër anët dhe tani po bëhen gati të mikpresin vizitorët për sezonin turistik"


fb rama
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)