Rama poston projektin 3D të Automotoparkut të Elbasanit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar me pamjet 3D të Automotoparkut ultramodern të Elbasanit. Ky automotopark të realizohet për herë të parë në vendin tonë e përmes një postimi në 'Facebook', Rama shkruan se kjo është një tjetër ëndërr që po bëhet realitet.

"Mirmëngjes dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt. Ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Automotoparku ultramoderin i Elbasanit do të projektohet në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Më 4 gusht është mbajtur takimi zyrtar i prezantimit të projektit mes presidentit të FIA-s, Jean Todt, përfaqësues të tjerë të FIA-s, drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhe, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Alba Canaj. Ky takim u ndoq edhe nga deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babloku: 09/08/2021 19:29

    Aman te na beje nje video 3 d per ujin 24 ore ktu ne tirane Se si do duket kur te behet realitet war te kemi nje ide

    Përgjigju
  • Bob the builder: 09/08/2021 10:30

    Ramones el fontanero! Do beje konkurenc n filma vizatimor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen