Rama premtoi ndërtimin e tre stadiumeve, Braçe: Qeveria të tregohet e drejtë, prishni ngrehinat që pengojnë projektin e plotë të Partizanit

Rama premtoi ndërtimin e tre stadiumeve, Braçe: Qeveria të tregohet e drejtë, prishni ngrehinat që pengojnë projektin e plotë të Partizanit

Deputeti Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar mbi premtimin e Edi Ramës se do të ndërtohen tre stadiume të reja, në Durrës, Vlorë e në Korçë. Braçe e përshëndet këtë vendim të Ramës, por ka një kërkesë për këtë kreun e qeverisë. Si një tifoz i zjarrtë i Partizanit, Braçe i ka kërkuar qeverisë që të tregohet e drejtë dhe t’i hapë rrugë ndërtimit të projektit të plotë të kompleksit Partizani.

“U lumturova kur dëgjova javës që shkoi se Qeveria ime do ndërtojë stadium në Durrës, stadium në Vlorë, stadium në Korçë, madje edhe një stadium tjetër mu në mes të Tiranës. Ne të Partizanit, nuk duam stadium. Dua që qeveria ime të jetë e drejtë, e barabartë tani nuk bëhet dot. Thjesht, për Partizanin të prishë këto ngrehinat që pengojnë projektin e plotë të Partizanit! Paratë le t’i marrin ata që i kanë marrë përherë. Për Partizanin veç prishni këto mbeturinat! Me kaq bëheni të drejtë”, shkruan Braçe.

Kjo kërkesë e Braçes vjen pasi dy fusha stërvitore në kompleksin Partizani nuk janë ndërtuar për shkak të një ngërçi mes institucioneve, ndërkohë që stadiumi, tribuna dhe hoteli tashmë kanë marrë formë.

Puna për ndërtimin e fushave pasi perimetri përfshin edhe disa godina të ish-repartit ushtarak, mbi të cilin është ndërtuar kompleksi. Braçe ka reaguar pasi instancat shtetërore po vonojnë marrjen e vendimit të prishjes së këtyre godinave për t’i hapur rrugë përfundimit të projektit të plotë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ciku: 13/01/2023 21:57

    Po pronaret e tokes kush I kompeson, Braçe???!!! Apo do ti nderroj me tokat qe ka marre ne Divjake???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu