Rama premtoi rritje pagash, Celibashi: Kodi Zgjedhor ka ndalime vetëm për zgjedhjet e përgjithshme

Premtimet e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash nuk përbëjnë shkelje në Kodin Zgjedhor. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke thënë se parashikohen ndalime vetëm në rastet e zgjedhjeve të përgjithshme, jo vendore.

Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se në Kodin Zgjedhor përcaktohet qartë se ndalimet bëhen vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re.

“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re. Janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”, tha Celibashi.

Celibashi zgjodhi të mos komentonte deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë që thoshte se 'analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional’ teksa sqaronte akuzat se po shkel ligjin duke rritur pagat para zgjedhjeve.

“Në momentin që do të kemi aktin apo veprimtarinë publike do të vendosim. Kur të jetë momenti do të duhet që të disponojmë me vendimmarrjen në lidhje me atë proces që është anonçuar. Për deklaratën nuk mund të jap një përgjigje. Ne duhet ta respektojmë ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Duhet të shohim si vendosim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.  

Pse Kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them. As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt”, tha Celibashi.

Dje, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka një plan ambicioz për rritje pagash, në harkun e këtyre dy viteve, 2023-2024, çka e çon Shqipërinë në nivelin e lartë të rajonit. Rama tha se pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare në dy faza.

Ndërkohë qeveria ka marr vendimin për të shpërblyer pensionistët me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh nga të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme të prodhuesve e energjisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vranisht: 30/03/2023 15:24

    Si ka mundesi ne 2019 Belerin e ndaluan kandidimin per ceshtje penale, dhe tani pas 4 vjet e lejojn per te rikandiduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë