Rama pret Liberman: Hapja e
ambasadës hap i rëndësishëm

Rama pret Liberman: Hapja e <br />ambasadës hap i rëndësishëm
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman vazhdoi sot vizitën zyrtare në Tiranë me një takim me kreun e PS-së Edi Rama.

Gjatë takimit që u zhvillua sot në mesditë në selinë rozë bashkëbiseduesit vlerësuan kontributin e dy vendeve për paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe ndanë të njëjtin mendim për thellimin e marrëdhënieve dhe nxitjen e investimeve.

Zoti Rama falenderoi qeverinë e Izraelit dhe zotin Lieberman për kontributin e tij personal, në konkretizimin e vendimit të rëndësishëm për hapjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Ai e vlerësoi këtë si shenjë domethënëse të vullnetit për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore me interes të ndërsjelltë midis të dy vendeve dhe popujve dhe si një materializim konkret të këtij interesi.

Kryetari Rama falenderoi z.Lieberman edhe për rolin aktiv të qeverisë së Izraelit në nxitjen e investimeve të sektorit privat në Shqipëri duke e siguruar se Partia Socialiste i kushton një vëmendje të posaçme zhvillimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetin e Izraelit.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga selia rozë.

Nga ana e tij Zoti Lieberman në fjalën e tij, nënvizoi ndjenjat e mirënjohjes së popullit izraelit për popullin shqiptar për kontributin e dalluar gjatë Luftës së Dytë Botërore në mbrojtje të jetës së hebrenjve.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi

Bardhi flet për ecurinë e protestës: Do zbatojmë vullnetin e qytetarëve, e kanë ata në dorë! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi